Bashkim Dako, banor i qytetit të Durrësit aktualisht jeton në një shtëpi me qira në ish-Kënetë pasi pallati ku jetonte është dëmtuar nga tërmeti dhe është shpallur i pabanueshëm.
Ai është personi që 2 vjet më parë ka kallëzuar në SPAK ish-kryebashkiakun Vangjush Dako dhe ish-zyrtarë të bashkisë.
Në një intervistë për emisionin Now në Euronews Albania, Dako u shpreh se denoncimi bashkë me banorët e tjerë është bërë para dhe pas tërmetit, për dy pallate që janë dëmtuar.
“Arrestimi i sotëm është arrestim për bujë politike, për asgjë tjetër. Kallëzimin e kemi bërë që para tërmetit pasi në pallat janë shtuar kate pa leje, asnjë nga pallatet nuk ka pilota, janë direkt në beton dhe pa asnjë garanci sigurie”, tha Dako.