Ish-presidenti i SHBA Bill Clinton më 4 korrik do të vijë për herë të parë në Tiranë.
Ardhja e tij në vendin tonë përkon me festën e SHBA-së që është më 4 korrik. Burime për Euronews Albani, bëjnë me dije se ai do të zhvillojë një takim me kreun e qeverisë Edi Rama.
Ky i fundit pak ditë më parë në një konferencë për shtyp paralajmëroi se kishte një dhuratë të madhe me datë 4 korrik, por nuk bëri me dije se për çfarë e kishte fjalën.