Shtetet e Bashkuara të Amerikës kërkojnë koordinim për menaxhim të veriut të Kosovës. Në një konferencë për media nga hapja zyrtare e një qendre biznesore në Pejë, Hovenier ka thënë se SHBA-ja dëshiron që Kosova t’i arrijë qëllimet e veta e se e mbështet një Kosovë demokratike dhe sovrane.
“Veriu është i komplikuar dhe i vështirë dhe mënyra se si qeveria e Kosovës menaxhon situatën është shumë e ndjeshme dhe duam të jetë shumë e koordinuar me aleatët ndërkombëtarë që të shmangin momentet e krizës që pengojnë rrugën tonë të gjatë për të arritur këtë qëllim të përbashkët”.
Hovenier e kishte të vështirë të përgjigjej nëse situata në veri është afër çtensionimit duke refuzuar të flasë për caktim afatesh. U pyet edhe për publikimin e përgjimeve të shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së me deputetin e atëhershëm të Listës Serbe Slavko Simiç.