Rrogozhina sërish sot në zgjedhje për kryebashkiakun

0

Qytetarët e Rrogozhinës u janë drejtuar mëngjesin e së dielës sërish qendrave të votimit.

Zgjedhjet e 14 majit u shpallën të pavlefshme në këtë bashki dhe tashmë dy kandidatët do të gjenden edhe një herë përballë vullnetit të qytetarëve.

Në garë janë sërish Edison Memolla i Partisë Socialiste dhe Shkëlqim Hoxha i koalicionit opozitar “Bashkë Fitojmë”.

Në votime ditën e sotme janë thirrur 33 mijë qytetarë të Rrogozhinës në 54 qendra votimi të cilat do të jenë hapur nga ora 07:00 e mëngjesit deri në orën 19:00 të pasdites.

Kutia e burgut të Rrogozhinës u bë shkak për përsëritjen e zgjedhjeve në këtë bashki dhe sot përtej kërkesës së PS-së, të burgosurit nuk do të votojnë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu