Shkruan Zef Ndreka
Kjo është një pyetje që rrotullohet çdo ditë në subkoshiencën e shumicës së demokratëve dhe shqiptarëve.
Korrupsioni i qeverisjes, ankthi, pasiguria për të ardhmën, sistemi i shëndetësisë, rendi e siguria, rrogat e ulëta në Shqipëri, detyrojnë shqiptarët të marrin rrugët e botës, të krijojnë jetesë në vende të ndryshme, ku sëpaku të gjitha çfarë mungojnë këtu, me djersë e me mundim i sigurojnë jashtë atdheut të tyre. Askush me dëshirë nuk emigron. Gjithnjë është një arësye që i shtyn shqiptarët të braktisin Shqipërinë.
Situata politike sot është shumë kritike. Edhe pse Parlamenti nisi pushimet zyrtarisht, duke menduar se deputetët do të vijnë më të freskët e me mend në kokë nga kjo që ka ndodhur në vendin tonë me prishjen e zgjedhjeve, me tjetërsimet e votave që rrjedhimisht të çon në deformimin e vullnetit të popullit, si në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale.
Tashmë duken shqeto se paskan patur hall të madh qeveritarët dhe kryeministri Rama, që me çdo çmim do tjetersonin votat dhe do shpalleshin fitues të zgjedhjeve.
Nëse nga mbështetja e aleatëve strategjik të Shqipërisë nuk kishte mbështetje për opozitën në të cilën ishin protagonist Berisha non grat-a dhe ministra të tjerë të korruptuar, kjo nuk do të thotë se do mbylleshin sytë për korrupsionin që ka mbuluar gjithë pushtetet.
Por aleatët e kanë kalkuluar mirë si duket shkallën e goditjeve nga sistemi i ri i drejtësisë.
Shumë politikanë e ish ministra janë ndaluar e dënuar, ish zv/kryeministri u arratis. Të tjerë po hetohen por më hapin e breshkës. Pritshmëritë nga SPAK-u sigurisht për shqiptarët kanë qënë më të mëdha.
Në këtë katrahurë ku gjendet opozita dhe pozita, pyetja normale të vjen:
Kush do e drejtojë opozitën e më pas qeverinë?!
Berisha dhe autoritarizmi i tij i dalë në skenë që në 1991 e më pas në kohën kur drejtonte pushtetin, shkatërroi Shqipërinë. Rezultatet dihen.
Ngjarjet e ngjeshura politike të këtyre vitëve të fundit, treguan se opozita në fund të fundit është e pa denjë dhe gati e pa shpresë, e pa përgatitur për të qeverisur, falë përçarjes që solli foltorja në të gjithë aspektet, në organizimin e bashkëpunim e PD-së, e sidomos në atë morale.
Nën shembullin e Berishës e Metës vazhdon dhe eci mazhoranca nga 2013 duke e ngritur në një shkallë me të lartë korrupsionin. Për mënyrën e qeverisjes, duket se Rama është konsultuar shumë më Berisha-Meta nga të cilët u “liçensua” per te bere korrupsion.
Në qeverisjen e Ramës, duket arroganca, sa mendon se jemi Republike Kryeministrore ku çdo gjë behet me bekimin dhe urdhërat e tij!
Edhe skandali me içeneratorët, atje do na shpie.
Ndërkohë, opozita në vend të luftonte në parlament për të drejtat e hallet e shqiptarëve, e humbi davanë totalisht, kur bashkoi votat me pozitën për rritjen e pagave për vetën e tyre. Deputetët e opozitës ranë pre e urdherit të Ramës, i cili luajti rolin e dhelpres.
U miratua së fundi ligji për kanabisin, ku e gjithë pozita në rrjesht përveç Xhafës dhe dy deputeteve të tjerë abstenuan.
Pse u miratua me shpejtësi ky ligj, a e pyeti kush popullin?!
Jo.
Ministrat e Ramës mashtrojnë me togfjaleshin: grupet e interesit. E gjithë mazhoranca në rrjesht kur k/ministri thote: “fluturon gomari”, – të gjithë përgjigjën njëzëri: “po fluturon” dhe e votojnë!
Ka vite që ndodh kështu!
Pyetjet tjera që më vijnë në mendje:
A jep qeveria llogari ndokund?!
– me sa di unë, deri sot jo!
A i kërkon kush llogari qeverisë?! – përgjigja është përsëri jo!
Po punen e Kuvendit, kush e kontrollon?! – askush, me sa di unë!
Gjendja shfaqet skandaloze, kur edhe Gjykata Kushtetuese në çdo gjyq, mban anën e Qeverisë. Shembulli fundit Porti i Durrësit, ashtu dhe Teatri, tani edhe Butrinti etj etj.
Atëherë ku jemi, ku shkon Shqipëria kështu?!
Arroganca dhe autoritarizmi i Berishës është tranferuar tek Rama.
Rama shfaqet si pronar i shtetit, sikur populli merr frymë vetëm prej tij, prej punës së tij!
Askush nuk e kundërshton Ramën, as në qeveri, as në parlament, kuptohet, jo opozita.
Së fundi, Rama i zhytur tërësisht në llumin e korrupsionit edhe pse çelb erë, del e na shet drejtësi!
Rama del e “pastron” veten sipas tij në ekranet e kapura të oligarkëve mediatik, sikur ai nuk ka asnjë faj për vjedhjet skandaloze.
Sigurisht, Ahmetaj ka shumë mëkate, por më shumë mëkatar është vetë Rama, madje shumë më i rrezikshëm!
Por jo, ai na shfaqet kokëulur e paturpesisht i pastër përpara opinionit por deri më tani edhe para SPAK-ut.
Rama ka joshur drejtesine me rroga marramendëse duke sulmuar në çdo rast opozitën. Vetëm Berishën e sulmon tangent, sepse e ka bashkëpunëtor të fshehte por te ngushtë të tij.
Përse sillet kështu Rama?! Kaq nuk e kupton se do ti paguajë të gjitha një ditë kur të hapën letrat për të?!
Shqipëria është dhe do të jetë në këtë gjëndje sa të jenë të lirë dhe të pa dënuar treshja e Bermudës!
Plus që Rama vuan edhe nga deliri i madhështisë!
Ai është një i semur psikik, edhe sikur të mos kishte dosje! Nuk ka në botë një të dyte si ai kryeministër!
Rama sillet sikur është mbi të gjithë, më i zoti, më i dijshmi, më i zgjuari!
Ne fakt, Rama është Narcist.
Shqipërinë duket qarte se e ka kthyer në kohën e Feudalizmit apo të Despotizmit, që presupozon: pushteti është mbi arësyen, ku sundimtari është mbi ligjin, ku nuk pyetet askush, as populli, as zgjedhësit që e kanë votuar.
Mashtrimin ka armën e tij që e vazhdon përditë, ndërkohë populli vazhdon e voton akoma, duke shpresuar…
Mirëpo Despotizmi shqiptarë, ka Despotin Rama – sundimtarin e pakufuzuar apo absolut, që në faudalizem quhej Tiran.
Pra, sot kemi një parlament, me opozitë të përçarë si mos më keq nga Berisha dhe Foltorja, kemi një mazhorance 76- deputet që ngrejnë duart për çfarë i urdhëron Despoti!
Por duhet të themi se kemi 76 – mini despotë të zgjedhur kur bashkojnë votat si për pagat e tyre, per ligje anti popull etj.
Këta despotë nuk mund të quhen më përfaqësues të popullit, përderisa nuk e pyesin popullin por veprojne kundër interesave të tij. Bemat kundër popullit janë të shumta e nuk kanë fund. Mjafton të dëgjosh çdo dite në ora 07.00 në News 24, e të shohesh si në pasqyrë çfarë duan dhe thonë qytetarët.
Drejtesia sot është vetem :shumë zhurmë e lëvdata. Në fakt, deri tani asgjë, si ajo shprehja e popullit që: “u mbars mali e polli nje mi”.
A thua vërtetë jemi popull që të mbajmë në kembë republiken kryeministrore të Ramës?!
Apo thua vërtetë jemi republike Despotike?!
Populli yne nuk e meriton këtë derexhe ku është katandisur vendi, e të drejtohet nga një aventurier, një Don Kishot, siç u pa tek Open Ballkan. Në fillim e shau procesin e Berlinit, tani e mbylli për turp Open Ballkan e kthehet tek Berlini, por gjithnjë pro – Vuçiç e kundër Kosovës, si Kali i Trojes, ky fare Lideri i Ballkanit..!
Duke ju kthyer pyetjes në titullin e shkrimit: Kush do ta drejtojë opozitën?-
është pyetja më themelore sot, kur qeveria realisht ka rënë…