Qin Gang, ish-ministri i Jashtëm i Kinës, është zëvendësuar zyrtarisht nga Wang Yi, në një lëvizje të papritur pas misterit lidhur me mungesën misterioze njëmujore.
Por shumë pyetje kanë mbetur pa përgjigje. Megjithatë, Qin sapo i është bashkuar radhëve të elitës kineze, që janë zhdukur pa ndonjë shpjegim dhe më pas janë shfaqur përsëri sikur asgjë të mos kishte ndodhur, përveç faktit që ata kishin humbur fuqinë e tyre të mëparshme.
Rasti i parë është ai i Hu Jintao, paraardhësi i Xi si Sekretar i Përgjithshëm i CCP. Në ceremoninë e mbylljes së Kongresit të 20 të Partisë në tetor, Hu u nxor nga salla. Por në dhjetor, ai u shfaq në funeralin e Jiang Zemin, një tjetër ish-lider kinez.
Po ashtu, Jack Ma, një nga miliarderët më të suksesshëm, u zhduk për tre muaj. Themeluesi i Alibaba mbajti një fjalim duke kritikuar rregullatorët financiarë të Kinës. Brenda disa ditësh, projekti i tij i ri u anulua. Ma u rishfaq muaj më vonë dhe që atëherë është parë rrallë në publik.
Edhe Guo Gangchang ishte një nga të paktën pesë drejtuesit që u zhdukën në vitin 2015. Kryetari i Fosun International u arrestua nga policia në dhjetor për të ndihmuar në një hetim për korrupsion. Ai u lirua disa ditë më vonë. Jo vetëm politikanët dhe biznesmenët rrezikoheshin nga zhdukjet e papritura.
Në korrik 2018, aktorja megastar Fan Bingbing u zhduk papritur nga mediat sociale dhe syri i publikut. Ajo u rishfaq pothuajse një vit më vonë pasi u gjobit për evazion fiskal. I fundit është vetë Xi, që u zhduk në shtator 2022, duke anuluar takimet me disa liderë të huaj. Ai u rishfaq dy javë më vonë pa një shpjegim zyrtar. Megjithatë, pas “zhdukjes” ai u emërua lider i Kinës dy muaj më vonë.