Ish-shefi i policisë, Oltion Bistri i arrestuar sot pas një operacioni në SPAK, paraprakisht dyshohet se akuzohet për nxjerrje të sekretit hetimor dhe shpërdorim detyre. SyriTv raporton se bëhet fjalë për një disk që dyshohet se e ka zhdukur Oltion Bistri lidhur me vrasjen e Bardhok Pllanajt i njohur si “Kumbari” në Shkodër, por ka dyshime të forta se ka ndikuar dhe në fshehje të provave apo informacioneve edhe për çështjen e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.
Të arrestuar:
Oltion Bistri- ish-shef i Operacionales
Xhevahir Lita- Prokuror dhe drejtues në Durrës
Astmer Bilali- ish-boksier i Vllazënisë
Ardit Hasanbenga- Ish-shefi i Seksionit për Krime
Pëllumb Gjoka-Biznesmen i kazinove dhe i ndërtimeve në Velipojë
Edmond Lika -dyshohet shofer i biznesmenit