Qendra Evropiane për lirinë e medias dhe shtypit ka reaguar pasi Qeveria Kurti ka vendosur që përfundimisht t’ia heq licencën e biznesit televizionit Klan Kosova.
Qendra në reagimin e saj kanë thënë se kjo është e paprecedent në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e medias dhe dërgon mesazh të qartë për mediat e tjera si dhe i ka bere thirrje Klan kosovës që luftojë kundër këtij vendimi në Gjykatë.
“Kjo është e paprecedentë në historinë e re të Kosovës dhe rrezikon seriozisht pluralizmin, lirinë e mediave dhe dërgon një mesazh të qartë për mediat tjera. I bëjmë thirrje Klan Kosovës që të luftojë kundër vendimit para gjykatave kombëtare”, kanë thënë Qendra Evropiane për Lirinë e Medias në reagimin e saj
Gjithashtu ka reaguar edhe organizata Reporterët pa Kufij, një nga më të mëdhatë për mbrojtjen e gazetarëve dhe lirisë së medias