Kush është administratori i “F.M.O”-së pas së cilës fshihen Zoto dhe Mërtiri

0

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) doli me një njoftim zyrtar ku bënte me dije se kishte vënë nën sekuestro inceneratorin e Tiranës. Shumë detaje të zbuluara se si me një skemë mashtrimi, Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri kanë përfituar shuma të konsiderueshme parash.

Ndër të tjera tregohej se si këta dy biznesmenë zotërojnë në mënyrë indirekte disa shoqëri aksionere. Nga hetimi i kryer deri më tani rezulton se ata janë pronarë të vërtetë të shoqërisë “F.M.O” sh.p.k, të cilët kanë blerë një pasuri të patundshme, vlera e së cilës kap shifrën e 1 milionë eurove.

Pikërisht për këtë Newsbomb bëri një kërkim më të detajuar. Dhe sipas opencorporates.al, administrator “De Juro” i “F.M.O” sh.p.k është Fatos Bunoca. Objekti i kësaj kompanie është ndër të tjera, ndërtimi dhe realizimi i impianteve për prodhimin e energjisë elektrike.

Duke u fshehur pikërisht pas këtij administratori, Prokuroria e Posaçme ka evidentuar faktin se Zoto dhe Mërtiri janë aksionerët “De Facto” të kësaj kompanie, ku përmes saj, kanë blerë 1 milionë euro pasuri të patundshme në qytetin e Durrësit.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu