Vrasja në Klinë: Dorasi dhe viktima ishin të lidhur me miqësi

0

Klina u trondit sot nga vrasja që ndodhi në lokalin Coyote Lounge Bar, ku një person u qëllua me armë zjarri dhe për pasojë vdiq. Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht se i ndjeri Anton Prela po dyshohet se u vra nga Tush Frrokaj, i cili tashmë po kërkohet nga Policia.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se viktima ka qenë mërgimtar dhe kishte ardhur për pushimë në Kosovë, ku edhe e gjeti vdekjen.

Në bazë të informacioneve të para, Frrokaj dhe Prela kishin miqësi të dyfishtë, pasi ishin të martuar me motrat e njëri-tjetrit, pra e kishin njëri-tjetrin dhëndër.

Në bazë të informacioneve të para, motivi që çoi në vrasjen e tij dyshohet se lidhet me disa konflikte familjare.

Një gjë e tillë pritet të konfirmohet gjatë hetimeve nga organet e rendit, me ç’rast do të zbardhen të gjitha rrethanat e rastit.

Ndryshe, Sinjali raportoi se i dyshuari ka arritur që të ikë nga vendi i ngjarjes, por teksa po kërkohej nga Policia, ai ka kryer një vepër tjetër.

Sipas sinjalizuesve të Sinjalit, Frrokaj ka grabitur një veturë në mes të rrugës, duke e kërcënuar shoferin dhe me të njëjtin automjet është arratisur.

Njësitet policore tashmë janë aktivizuar dhe janë vënë në ndjekje të tij.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu