Për të dytën ditë radhazi në fushgropën e Korçës është regjistruar fenomeni “Erozion eror”.
Erërat e forta që shoqërojnë fenomenin “Erozion eror” të japin përshtypjen e një tornadoje, e cila dallohet me sy të lirë.
Përveç pluhurit që ka mbuluar zonën, stuhia e rërës ka sjellë dëmtimin e tokave e sidomos ato torfikeve.
Banorët vijojnë të shprehin shqetësim. Kujtojmë se ky fenomen u regjistrua edhe ditën e djeshme në fushgropën e Korçës.