Pasi qëlloi me armë zjarri në ajër, shqiptari godet me sëpatë një polic grek

0

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në rrugën Theoklitou në Neo Kosmos. Një shqiptar ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Pas të shtënave, policia greke i ka shkuar shqiptarit në banesë. Në këtë moment 46-vjeçari ka goditur me sëpatë nga policët.

Gjithçka ka ndodhur rreth orës 19:30 të së mërkurës. Pas telefonatës, Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Aty i priste gruaja e shqiptarit që kishte thirrur policinë me djalin e saj, pasi burri ishte fshehur.

Efektivët e DIAS kanë bërë sikur janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe më pas kanë dalë në ballkonin e shtëpisë, duke pritur që autori të dilte jashtë. Shqiptari ka dalë në ballkon me një sëpatë të madhe dhe më pas ka plagosur lehtë njërin prej policëve.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu