Kush e mban peng Edi Ramën?!

0

Shkruan Adrian Sulo

Vitet ikin dhe duket se Edi Rama ka hequr dorë nga hakmarrja personale ndaj kundërshtarëve të tij politik. Sigurisht edhe ndaj Ilir Metës do kishte dashur të hakmerrej duke e çuar pas hekurave por ndoshta s’jam i sigurt për këtë.

Po që Sali Berishën e ka dashur pas hekurave kjo është një ngjarje e sigurt e madje e bërë publike nga vetë ai.

Por Rama po hesht…..duket se ndjen një kënaqësi të fshehur që ai është në pushtet e ata jo por nuk duket shume entuziaste si teori.. Berisha e Meta jetojnë si sheikë e madje ne dallim nga Rama s’kanë andralla te tjera. Kanë krijuar pasuri për shtatë breza e kusur dhe duken të pa shqetësuar nga Drejtësia…se paku sa të jetë Rama në pushtet.

Kush e ka vënë re të gjithë peshqit e mëdhenj që kanë shkuar pas hekurave kanë qenë armiq te Ilir Metës…..që do të thotë se ai ka ndikim të fuqishëm në SPAK. Ndoshta mund ti vijë radha edhe atij por hë për hë duken të sigurt.

I sigurt duket edhe Berisha që detyroi Grigor Ramen të qante poshtë krevatit kur dëgjoi nga goja e tij se ishte produkt incesti.

Çuditërisht Rama duket se ka hequr dorë nga hakmarrja edhe pse do dëshironte të hakmerrej si askush.

Unë nuk mendoj se Edi Rama i është futur politikes për të vjedhur edhe pse sot mendoj se ai ska asnjë ndryshim me Berishën e Metën. Ndoshta i vetmi ndryshim është tangerlliku dhe një imazh disi më i mirë në fakt edhe për opinionin e brendshëm dhe në sytë e partnereve. Qe ta them Shqip nuk qëndron në pushtet për të vjedhur edhe pse qeveria e tij i përngjan asaj të Alibabës me 40 hajdutë.

Edi Rama nuk i kursen ministrat e tij dhe kam dyshime të arsyeshme se 100% e tyre janë nën hetim. Sigurisht zullumet janë të ndryshme por askush s’është pa asgjë. E megjithatë Rama do ta vinte buzën ne gaz për këdo që hante dardha pas shpinës se tij ….përveç një njeriu qe është gjaku i tij dhe mban emrin Olsi Rama.

Është ky njeri që i shpëtoi jetën djalit te tij Grigorit.

Kam lexuar për herë të parë tek ‘Pamfleti’ që Olsi Ramës i ishin bllokuar 200 milionë euro në Qipro…nuk kam dëgjuar ta kundërshtojë kush dhe as një gazetar të dënuar për shpifje skam pare…as përgënjeshtrim. Tirana është e vogël dhe flitej se merrej me bursë…s’di c’të them.

Sot po nga ky portal lexova që ka në dorë lojërat e fatit…..s’di c’të them por nuk e përkthej dot ndryshe heshtjen e Edi Ramës kur partnerët kërkojnë Berishën e Metën përpara togave të zeza….po Olsit si t’ja bëjmë???…..E shtyjmë dhe ca tranzicionin dhe le ta ushqejmë drejtësinë me peshq më të vegjël…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu