Avokati Spartak Ngjela ka komentuar praninë e kryeminsitrit Edi Rama në stadiumin “Air Albania” në ndeshjen Shqipëri-Çeki.
Kreu i qeverisë u fotografua i ngrysur, me në krah bashkëshorten e tij Linda dhe djalin e vogël Zaho, ndërsa Albin Kurti ndodhej larg në tribunën tjetër, në këmbë dhe duke duartrokitur kombëtaren.
Për këtë avokati Ngjela thotë se Rama “qëndroi i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti…”
“Rama i stepur si një fakir në stadium, kur stadiumi bërtiste me entuziazëm patriotik Albin Kurti, Albin Kurti…
E pse rri, o mjeran i Tiranës, si kryeministër i Shqipërisë, kur ty nuk të duan shqiptarët?
Pse rri, pse nuk ikën? Kush po të mban, shqiptarët apo antishqiptaria?
Ik, o Ramë ziu, se nuk ke më të ardhme në Shqipëri, se shqiptarët tani të kanë njohur.”, shkruan Ngjela.