Altin Dumani ankohet: Kemi mbingarkesë dosjesh, SPAK të hetojë vetëm korrupsionin e madh

0

Kreu i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani, ka deklaruar se SPAK duhet të hetojë vetëm korrupsionin e madh pasi sipas tij, ka mbingarkesë dosjesh.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit Kombëtar për Integrimin Europian ditën e sotme, Dumani ka deklaruar se SPAK ka bashkëpunim me shumë agjenci të huaja në Europë dhe vijon punën për zgjerimin e këtyre marrëdhënieve.

Më tej, Dumani propozoi ngritjen e kufirit minimal për hetimin e dosjeve të korrupsionit, kufi i cili qëndron më shifrën e 50 mijë lekëve të reja duke theksuar se ngarkohen në hetim.

Dumani ka propozuar që këto raste të hetohen nga prokuroritë e juridiksionit të përgjithshëm dhe për SPAK-un kufiri të jetë më i lartë.

“Të gjithë synojmë patjetër të rrisim gjeografinë e vendeve të rajonit ku të bashkëpunojmë. Sa i takon vendeve të BE apo Britanisë kemi shumë skuadra të përbashkëta dhe synojmë të zgjerohemi me vendet nordike. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me këto agjenci.
Sa i takon punës së SPAK, dua të sjell në vëmendje konkluzionin e reporterëve të KiE-së. Ata patën shqetësim për korrupsionin dhe vlerësuan rezultatet e SPAK. SPAk duhet të fokusohet vetëm në çështjet e korrupsionit të madh, ndaj kemi vendosur një limit. Shuma prej 50 mijë lekësh është një kufi që na ngarkon më shumë dhe besoj se prokuroritë e tjera mund të ushtrojnë ndjekjen penale për këto raste. Ne kemi pasur konkluzionin që ky kufi minimal duhet të jetë më i lartë.

SPAK gjatë 9-mujorit ka qenë e vëmendshme dhe vëmendje ka marrë identifikimi i vlerës së produktit të veprës penale me qëllim final sekuestrimin e pasurive të vendosura nga korrupsioni. Janë dhënë 4 vendime për sekuestro preventive”, u shpreh ai ndër të tjera.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu