Shkruan Ilir Vata
Nxitimi për ta inauguruar shpejt për arsye elektorale. Lënia e mangësive në rrugë, mungesa e sigurisë teknike, ndërprerja e punimeve bënë që kjo rrugë të kthehet në segmentin e vdekjes.
Sic thonë dhe specialistët, Rruga e Arbit është një segment rrugor i vështirë dhe përdorja e saj si formë elektorale e bënë atë një fantazmë të së keqes sesa një rrugë që u shërben qytetarëve.
Aksident në rrugën e Arbrit, ndodhi mbrëmjen e sotme ku përmbyset automjeti mbi urën 158 m të lartë. Dy të rinj transportohen drejt spitalit.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur në dalje të tunelit të tretë të rrugës së Arbrit në fshatin Shkallë të Xibrit. Automjeti është përmbysur mbi “Urën e Fshatit” 158 metra e lartë, pjesë e rrugës së Arbrit.
Mësohet se në automjet ndodheshin dy të rinj, burrë e grua, teksa kjo e fundit është transportuar për ndihmë mjekësore në spital.
Dyshohet se shkak mund të jetë bërë zhavori që ka hyrë në tunelin e pjerrët si pasojë e ujërave të shiut.