Tifozët s’po vijnë për “luftë” në stadium o hajdutë të degjeneruar, që silleni si xhelatë!

0

Nesër Kombëtarja Shqiptare do të luajë futboll në stadiumin AIR ALBANIA në Tiranë mor plehra zyrtarë, fundërrina qeveritarë dhe ju qelbësira drejtues të policisë, që keni dalë me njoftime në çdo media sikur TIFOZËT po vijnë për “lufte” në stadium.

Po pse duhet që të futen TIFOZËT 3 orë para në stadium mor fundërrina kur ju vini 3 minuta para me eskortë e sirena sikur jeni hyjnorë por në fakt jeni një grusht hajdutësh të degjeneruar??

Po pse duhet të bllokohet trafiku dhe qarkullimi në 10 rrugë qysh në orën 15:00 mor fëlliqësira me mentalitet plehrë komunist??

Po pse duhen mijëra policë kokëçorape me skafandra, shkopinj gome dhe helmeta për një ndeshje futbolli që më shumë është një ceremoni festive për suksesin e arritur nga Djemtë e Kombëtares??

Në Moldavi ishin mbi 2000 TIFOZË SHQIPTARË, e bashkë me ta dhe ti Taulant me gjithë stafin rreth e rrotull.

Po të pyes ty Taulant por dhe çdo shqiptar, qytetar e pushtetar që ishin në Moldavi që, a patë ndonjë polic me çorape në kokë, skafandra e helmeta nëpër hyrjet e stadiumit??

Po rreth fushës apo nëpër shkallët e stadiumit a patë polic siç shihen në çdo ndeshje në stadiumin AIR ALBANIA???

Kush prej jush shkoi 3 orë para në stadiumin e Moldavisë??

A patë ndonjë rrugë të bllokuar apo polic nëpër rrugët që të çonin në stadium përveç dy makinave të policisë që shoqëruan autobusët e lojtarëve????

Edhe në hyrjen e jashtme të stadiumit, kontrolli formal rutinë bëhej nga STJUART (roje) privat dhe më shumë për të kontrolluar biletën, e jo nga policë tufa tufa siç është pamja e shëmtuar e çdo prag ndeshje në Tiranë.

Në asnjë portë hyrje në stadiumin e Moldavisë nuk kishte asnjë këmbë polici, e jo më polic të ndërhyrjes së shpejtë, SHQIPONJAT, Rendi, RENEA e çdo strukturë tjetër nga trupa policorë, që surrati juaj i pështirë urdhëron të jetë kudo gjatë një ndeshje futbolli.

Mora shembull Moldavinë një ish vend komunist e me mentalitet hajduto-bolshevik si soji juaj, se po t’iu thoja për Italinë, Francën, Gjermaninë e çdo vend tjetër perëndimor, do me çanin trapin patronazhistët fëlliqësira të Fb me komente moraliste komuniste, që ne si Shqipëri por dhe shqiptarët, nuk jemi akoma si perëndimi.

Çfarë ju shtyn që të bezdisni, mërzisni e stresoni me çdo formë e me çdo mënyrë kaq shumë shqiptarët edhe kur vijnë për qejf, për sport e për festë mor qelbanikë të pistë e fundërrina qeveritarë??

Kaq shumë urrejtje keni ndaj shqiptarëve mor bastardë me fytyrë njerëzish, saqë edhe futbollin doni tiua bëni stres siç ua keni bërë punën, shkollën, biznesin, jetesën dhe çdo qelizë të jetës qytetare??

Nuk jua zmadhon pushtetin tuaj të ndyrë, nuk jua rrit dhe pastron emrin tuaj të pistë dhe nuk mund të bëheni të rëndësishëm kurë duke u sjellë si xhelatë dhe njëlloj si qentë e dikurshëm të pushtetit të diktaturës asnjë gjest, sjellje apo qëndrim i juaji delirant, arrogant e megalloman mor plehra të pështirë që shumë shpejt do të përfundoni tek “inceneratori” i Durrësit ku keni shoqërinë tuaj.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu