Prokuroria e Posaçme nuk është dakort me ndryshimin e masës së sigurisë nga ‘arrest me burg’ në ‘arrest shtëpie’, ndaj Jamarbër Malltezit.
SPAK do i drejtohet me rekurs Gjykatës së Lartë, ku do kërkojë rikthimin në burg të dhëndrrit të Berishës, duke kundërshtuar vendimin e djeshëm të gjyqtares Ilrjana Olldashi, e cila vendosi lirimin nga qelia të Malltezit.
Nga ana tjetër një postim i bërë në rrjetet sociale nga Jamarbër Malltezi pas lirimit nga burgu, ka çuar SPAK të kryejë verifikime, nëse vendimi i Gjykatës së Apelit, që ndër të tjera detyron Malltezin mos të ketë kontakte me asnjë person, është duke u respektuar apo jo