Të ardhurit në Tiranë,u bënë me miliona e vila, gazetarja sulmon Eni Çobanin: Ske faj, unë jam e ardhur, por…

0

Nga Iva Tiço: Dje ishte një nga shkrimet më të lexuara dhe më të komentuara në Tirana Post Eni Çobani, që duke folur në një intervistë për Vetting-un në sistemin gjyqësor, ishte e idesë që përj shtimi i të korr ptuarve nga radhët e drejtësisë nuk ishte i mjaftueshëm, pasi atyre u duhet h tuar dhe konf skuar pasuria e bërë me të padrejtë.
Lajmi ishte ky, siç e kam përmbledhur në një fjali. Por, meqë juristja, e bërë e njohur në audiencën shqiptare si pjesë e programit e “Diela Shqiptare”, me një nga rubrikat me rekord shikueshmërie si “Shihemi në gjyq”, ka vendosur ta shpjegojë më qartë idenë e saj, ka vijuar më tej arsyetimin… Për të qenë të ndershëm, po e citojmë ekzaktësisht:
“Akoma sot jam përballë jush dhe realisht ndihem e f y er në personalitet, sepse jam një njeri i lindur në Tiranë, jam vajzë e dy intelektualëve, kam jetuar mirë, por nuk kam pasur mundësi të kem as vila, jo vilë në fshat, vilë në qytet, vilë në det dhe vilë në mal, por një shtëpi modeste, në të cilën vazhdoj të jetoj edhe sot. Po si është e mundur që ky njeriu që nuk e ka njohur Tiranën ndonjëherë, ka ardhur shumë vonë në Tiranë, është bërë multimiliarder, ka ushtruar edhe funksionet e gjyqtarit ose të prokurorit dhe del sot para meje e teje dhe nuk i bën përshtypje fare asgjë, biles del nga komisioni dhe thotë “E kanë marrë në mënyrë korr ptive vendimin për mua, ose dhe politike?”

Edhe pse juriste, edhe pse gj katëse popullore, edhe pse “bijë intelektualësh”, ligjërimi i mësipërm i Eni Çobanit nuk ndryshon fare nga ai i një fqinji në pallatin tim, lagje në zemër të Tiranës, që si banor autokton që është, nuk do që të paguajë as tarifat e administrimit të pallatit dhe prote ton që ne jabanxhinjtë të kemi fjalën tonë në vendimmarrjen e shkallës, pasi pretendon që është ende pronari i tokës, edhe pse ka firmosur bashkë me të vetët për ndërtimin e pallatit… Me të e kam kollaj, e kaloj me një “ha… ha” sa herë më thotë ndonjë gjë të ngjashme, po me këtë zonjën Eni si t’ia bëj? Meqë është bijë intelektualësh dhe di ca më shumë sesa fqinji im, po tentoj t’ia shpjegoj pak më butë:

– Zonja Eni, nëse një gjykatës i korr ptuar që ka lindur jashtë Tiranës dhe një i tillë i lindur në Tiranë janë të dy të f jshëm, i bie që të dy kanë faj njëlloj dhe mirë është t’u sek estrohet pasuria të dyve.

– Zonja Eni, nëse një gjykatës apo çfarëdo punonjës i drejtësisë qoftë, është i korr ptuar dhe nuk ka lindur në Tiranë, faji i tij nuk është se ka blerë vile dhe të del ty përpara, por sepse ka përfituar para me të padr jtë. Vila është një nga gjërat që tregon se ka para, por ka dhe shumë gjëra të tjera që e tregojnë këtë: veshjet, udhëtimet, paratë në bankë, shkollat e fëmijëve, aksionet në shoqëri tregtare, apartamentet që nuk janë vila, dyqanet, makinat e shtrenjta, çantat Hermes, lekët poshtë dyshekut etj., etj., (se nuk kam dhe aq shumë fantazi se ç‘mund të bëja me lekët po të isha njeri i drejtësisë).

– Zonja Eni, nëse një gjykatës i korr ptuar, që ka lindur në Tiranë, për arsye të ndryshme nuk ka qejf të blejë vilë, është po aq i korr ptuar si ai që vjen nga rrethet dhe blen vilë. Sërish i duhet k nskuar pasuria dhe aq laçkë e plaçkë sa ka, paçka se jo vilë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu