Armela Hasantari, gjyqtarja që i dha zemër krimit që dhunon median!

0

Një skandal i madh ka ndodhur sot në aulat e gjyqësorit shqiptar, ku dhunuesi barbar ndaj gazetarit Gjergj Zefi, botues i Pamfletit, është liruar nga salla, ndërkohë që është arrestuar nga policia.

Renato Bodurri, u arrit pak ditë më parë të kapej nga policia, pas shpalljes në kërkim për një kohë të gjatë, duke sekuestruar me cilësinë e provës edhe makinën me të cilën është larguar pak momente pas sulmit barbar ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Policia, i ka dërguar të gjitha materialet në prokurori, e cila ka kërkuar arrest me burg për Bodurrin. Por gjyqtarja, Armela Hasantari, e ka lënë me detyrim paraqitje, pasi sipas saj nuk ka prova të mjaftueshme.

Ky është një precedent mjaft i rëndë, pasi jemi në rastin e parë kur gjykata ka përballë një person që ka sulmuar gazetarët, dhe çfarë bën? E lë në gjendje të lirë!

Renato Bodurri me shokët e tij, si dhe urdhërdhënësit, kanë të gjithë mundësinë për të përsëritur atë që bënë më 3 tetor në mes të Tiranës.

Vendimi i gjyqtares Hasantari, është pa logjikë edhe në aspektin juridik të çështjes, pasi kemi të bëjmë me një person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, që duke qenë i lirë mund të përsërisë aktin, si dhe mund të prishë provat e të shantazhojë dëshmitarët.

Ndërkaq, hetimi bllokohet në mes, pasi problemi nuk është hjeksi në këtë rast autori i arrestuar, por njeriu që ka dhënë urdhrin për të goditur gazetarin Gjergj Zefi. E kjo mund të dilte vetëm nga hetimet që zhvillon prokuroria. Por që me një hjekës të lirë, korruptimi i autorit dhe shantazhimi ndaj tij është lojë kalamajsh.

Pra ngjarja është kompromentuar që në themel.

Kujtojmë se për sulmin ndaj gazetarit Gjergj Zefi ka pasur një sërë qëndrimesh të forta nga autoritetet ndërkombëtare të medias, por edhe nga Presidenti i Republikës Bajram Begaj.

“Dënoj dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Gjergj Zefi. Dhuna e çdo forme është e papranueshme. Inkurajoj organet ligjzbatuese që ta ndjekin me vëmendje dhe ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje”, deklaroi kreu i shtetit shqiptar.

Policia e Shtetit, pak ditë më parë në një deklaratë të hollësishme sjell faktet e implikimit të Renato Bodurrit në sulmin fizik ndaj gazetarit Gjergj Zefi.

Njoftimi i Plotë i Policisë

Kapet dhe vihet në pranga, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, njëri nga autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, u godit me sende të forta administratori i një portali.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në vijim të punës për identifikimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të ngjarjes së ndodhur më datë 03.10.2023, ku në rrugën “Bardhok Biba”, disa persona, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me sende të forta shtetasin Gj. Z., (adminiatrator i një portali), kanë vijuar veprimet e thelluara hetimore për dokumentimin dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të autorëve të dyshuar.

Si rezultat, në bashkëpunim me shërbimet e DVP Elbasan, në Elbasan, u kap dhe u ndalua shtetasi R. B., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë ngjarje.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua automjeti me të cilin dyshohet se 31-vjeçari është larguar nga vendi i ngjarjes, si dhe aparati i tij celular.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. / Pamfleti

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu