Poeti Hasan Muzli Selimi: Nanë e dashtun për Malësi, kushtuar Shkëdrës teme

0
Shkruan Hasan Muzli Selimi
I
Ti m`ke thënë se fort t`kam dashtë,
me fushë, kodër, mal e lumë,
ti m`ke thënë që s’të lë me u mërzit kurrë,
n`daç për natë, n`daç përdiët, vij ka njëherë kafe me pi,
lagem n`Bunë, lagem n`Dri, Kirit plak i çojmë freski.
Jam largu me lot ndër sy,
një kovë me ujë mbrapa ma ke qit,
nuk m`ke gjuajt me guralec,
lotin tim nuk e ke tretë,
n`sokak arrat nuk i ke derdhë,
këngën vendshe e ke nxjerrë,
valle të kcyeme me zhgun vesh,
jam ardhë djalë e largu kurrë në jet.
Lamtumirë moj nanë e madhe,
prej n`sokak m`dukesh gropë,
prej një kodre matesh me botë,
lodhur n`këmbë e lodh pushim,
asnjëherë s`mle me u bë trim,
m`lype mendjen me përdor,
rrezes diellit me i dhënë kohë,
jam kah iku, kurrë mos me t`pa,
sa më larg iki, aq më e madhe ke dal,
ngjitem në bjeshkë, kthehem prej teje,
një vorr s`ma bane, aty e deshta.
Nuk kam deshtë me t`hup prej syrit,
si një hartë prej platinit,
je ti moj nanë malësie,
lind ndër shkrepa, rrit ndër ty,
kam marr vesh se je mërzit,
sa djelmnia ty t`kanë ik,
xhiren në mbrëmje nuk po e kqyer,
varrëza të bukura s`ka n`shetitore,
jam ndal pak, aty ndër dugaja,
syri jem burrni s`po sheh,
kanë ik larg ndër botna t`tjera,
veç një zë duan me e nxjerrë.
Aman, ti o diell rrugëtar,
kur t`kalosh ti aty parë,
thuaj se nxenë gjithkund njësoj,
rrezen tënde mos ta lëshoi,
ndoshta një ditë pa shi,
vij njëher aty tek ty,
marrë një valle,
marrë një këngë,
karafilat ndër dugaj,
ndalem tek Arra e Madhe,
kthej në kishë e në mejtep,
pushoj shumë në universitet,
në atë vend ku Fishta flet,
ku bilbili ia thotë dy fjalë,
ku për gjuhën lëshon ar,
një fllad vere në prozhëm e n`livadh,
tanë sokakët për në Rozofat,
një nanë s`mposhtet as me kala në bark,
don me nxjerrë prej aty një djalë,.
Kush m`thotë se çka jam tuj ba,
këndoj këngën për një nanë,
nuk jam nda, por largu,
ëndërr e kujtim mban mbi mua,
tash sa kohë në atë qytet,
m`duket vetja se kam tretë,
ndoshta rrit e ndoshta pjek,
gardh nuk gjeta, murin me e hjek,
dola pak tek ai Barlet,
me një priftë lodh e hjek,
kallëzon kohën, kur s`kem kenë,
tash një hall na ka zaptue,
djem e vajza me i vajtue,
nuk janë, s`dimë kah kanë shkue.
II
Nuk e di pse nuk lutet Fishta,
pse ai s`lexon një psalmë,
pse rruzaren nuk e thërret,
një meshë, pse nuk e qetë?
ndoshta është lutur njëherë,
lahutar me dyzen,
tashë kjo këngë ka marrë dhenë,
Ka ngjit kënga me nishan,
për t`kshtenë, për mysliman,
tek Shejh Ahmeti ka hedh një valle,
në ngjyrën e këngës për mrizë zane.
Mos harro ti oj nanë bujare,
na nuk mbajmë zi pa na qit fare,
lodhem pak e krejt mërzit,
për këta djem që tanë kanë ik,
kanë marrë dhenë, iu kanë ra lamsh,
por një gjë ta kini prej meje,
kurrë kjo nanë s`ka mbet pa djem,
tash po kthehen në vend të vet,
po peshohen me gur, jo me guralec,
kem me ndritë gjithkah këtë nanë,
me nuse t`bukura e me këngë,
deri sa të dalin drita shumë herë,
kënga jonë ska me u tret.
Lutnu ju, o nanat tona,
lutnu ju, o baballarë,
lutnu ju, nuse e në derë të altarit,
lutnu motra e lutnu vlla,
t`kem nënën, siç e kem pasë,
me lule feste, çdo stinë e darkë.
Nuk të thashë unë ty lamtumirë,
s`të përqafova kjesh me lot,
dorën t`pime nuk ta çova,
nuk ktheva kryet me m`pa lot,
krejt freskinë ma ke ngjit në këmishë,
u kall atë ditë, kur unë kam ik,
jam në mall e jam në dashni,
krejt botën e jap për ty,
sa të jetë koha me sy me pa,
nanë mallin s`ke me ma nda,
dhimbjen tande e dëgjoj në shtat,
për ty edhe pranverës i vë flakë.
Kah po thërret ajo malësi,
Një këtë Shkodër e kam në sy,
me djalni e me burrni,
bujarin e ka adet,
besën e burrit kurrë se ka tretë,
aty mësuam alfabet,
rradhën shkronjës me ia gjet,
aty n`këmbë jem ngrit mas pari,
aty lindi lisi e bari,
aty është hija me tepëri,
dielli i vereës ngroh n`stuhi.
Çka me të thanëë ty moj loke,
asnjëherë s`të kam dal prej gjini,
tuj të kqyer në sy,
tuj t`marr me t`mirë,
për një ditë, për një sahat,
jam krejt gati për ty me u ba varr,
por ti tash ke me më dëgjue,
lot për ty kurrë, s`kam me lëshue,
një këngë dadash me ta këndue,
me një za që ka lezet,
me të ngritë n`këëmb edhe kur ke vdek.
Unë po i lutem Shejh Ahmetit,
prej këtu e deri tek Barleti,
t`kthejnë djelmin, varëzat e reja,
xhiron n`darkë ta shoh pranvera.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu