Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
I rrenuem karakterit
Pse ece asaj rruge, ku, përzhurg ta ka dinjitetin, pse mendsh largove mirësinë e bane mik dreqin.
E mbasi ksisoj je ysht, e mbi të tjerë e ngre marifetin.
Lloj epitetesh vedit i ke vendos, qi po t’ishe i rregullt se pate nevoj.
Tue t’pa ty druej, se si ti rrugën mos ta ngatërrojm.
Andrres të zgjimit i bertita, me ngen e forcës qi e paç ruejt dishrueshem per njatë dritë.
Qi me vazhdue kah kahet e mençurisë qi mos me u shue e verteta,
por me rrnue mbi ne per gjatë, sa frymë të marrim.
Si dhunti e dhurueme kjo na kje vesh si e parë.
E mandej sa zotësi ke ti me e mbajt të veshun, mbasi kjo vlerë e fortë nuk gabon,
por vetia e saj, asht kryeneçsia qi me mbetë e njajtë.
E të tjerat sjellje, janë përdredhina
qi jetojnë në ngjyra të zbehta,
pa u ndie rahat, veçse si perdredhan qi i bjen rrugës, i rrenuem karakterit.







