Zëvendëskryeministri serb do zbrazjen e Kosovës, “na duhet politika e Milosh Obrenoviqit”

0

Zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes i Serbisë, Milosh Vuçeviq, ka thënë se nuk e di pse qytetarët e Serbisë “qendrore“ janë të “irrituar” me vendimin që automjetet me targa RKS (Republika e Kosovës) të lëvizin lirshëm në Serbi, pa afishe, duke thënë se këtë duhet parë në kontekst më të gjerë.

“Pse po nervozohemi? Lërini të udhëtojnë. Aty do të shkojnë 300,000, 500,000 njerëz (në BE, pas liberalizimit të vizave). Të tregohemi pak të mençur politikisht, na duhet pak politika e Milosh Obrenoviqit, pak durim (Milosh Obrenoviq është ndër inspiruesit e parë të doktrinës së shenjtë serbe për asgjësimin dhe dëbimin e shqiptarëve nga trojet e tyre). Nuk është e gjitha tani për tani”, tha Vuçeviq.
Siç raporton “N1” ai vlerësoi se duhet parë në pamje më të gjerë, kush çfarë fiton dhe kush çfarë humb, duke thënë se Serbia me atë vendim “nuk humb asgjë dhe nuk fiton asgjë”.
“Kam lexuar diku një koment që i kemi lejuar shqiptarët nga Kosova të udhëtojnë me dokumentet e tyre të udhëtimit. Pra, ku udhëtojnë? Ata udhëtojnë në vendet ku u janë hequr vizat. Pra, për çfarë jeni të mërzitur? Jini pak të zgjuar politikisht. Cili është problemi që po shkojnë në Zvicër, Gjermani apo kudo që shkojnë? Çfarë duhet të bëjmë, getoizim? Lërini të shkojnë atje ku mendojnë se është më mirë. Aleatët e tyre ua kanë hequr vizat, kështu që le të shkojnë atje tek ata”, tha Vuçeviq.

Sipas tij, fakti që Serbia i lejon banorët e Kosovës të udhëtojnë nëpër Serbi, duke përdorur dokumentacionin apo targat e lëshuara nga administrata në Prishtinë, “absolutisht nuk do të thotë njohje e të ashtuquajturës pavarësi të Kosovës”.

“Ne vendosim kudo një shënim që të lësh dikë në territorin e Serbisë “qendrore“ me ato targa, me atë letërnjoftim, dokument udhëtimi të lëshuar nga Prishtina, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës dhe as Serbia nuk do ta njohë ndonjëherë pavarësinë e asaj që ata e quajnë Republika e Kosovës”, tha ai.
Është shumë interesante të analizohet mënyra se si i komunikohet një realitet i ri politik popullit serb nga politikanët e tij. Nga ky shembull kuptojmë që Serbia dhe Vuçiqi e kanë gënjyer popullin gjatë gjithë kohës në lidhje me marrëveshjet që kanë nënshkruar, sa për të zbatuar një marrëveshje të para disa viteve, duhet të vazhdojnë të gënjejnë akoma sot, a thua se pas veprimeve në dukje në të mirë të Kosovës, fshihet një masterplan i shenjtë dhe mirëmenduar.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu