Grant prej 10 mijë eurosh për çdo fermer që dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e Blegtorisë

Date:

Share post:

Shkruan Ilir Meta

Si mund të ndalet shpopullimi kur këtu është i qëllimshëm shkatërrimi i bujqësisë, shkatërrimi i blegtorisë, shkatërrimi i prodhimit vendas?

Kanë vënë edhe një kriter tani, thonë duhet të kesh mbi 10 lopë që të përfitosh një subvencion nga ana e qeverisë.

Por mbi 70% e gjithë atyre fermerëve që merren me këtë aktivitet nuk kanë më shumë se 10 lopë, sepse nuk kanë mundësi, sepse nuk i mbështet kush.

Edhe ata që kanë më shumë se 10, marrin 98 euro për kokë subvencion. Por a e dini ju se sa merr një fermer në Bashkimin Europian për një lopë?

900 Euro. Do thoni ju BE-ja? Ja këtu kemi Serbinë, 358 Euro për një lopë, përveç subvencionit që merr edhe për çdo litër qumësht.

Ne do të japim një grant prej 10 mijë Eurosh për çdo fermer, i cili dëshiron të zhvillojë një fermë në fushën e blegtorisë dhe do t’i lehtësojmë nga taksat për 5 vitet e para.

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu

spot_img

Related articles

Reforma territoriale u miratua me 85 vota, ndërsa opozita zgjodhi zhurmën në vend të alternativave

Shkruan Zef Ndreka Miratimi i reformës territoriale në Kuvend me 85 vota është një zhvillim i rëndësishëm politik dhe...

Ambasadori amerikan Eric Wendt dhe dy senatorë në SPAK, takim me Klodian Brahon dhe kreun e BKH-së

Ambasadori i SHBA-së në Shqipëri, Eric Wendt, i shoqëruar nga senatorët amerikanë Jeanne Shaheen dhe Dick Durbin, zhvilloi...

Ligji u mirataua, tani sprova e sovranitetit!

Shkruan Aygan Haklaj NGA MIRATIMI TE DEKRETIMI, NGA DEKRETIMI TE ZBATIMI! KUSHTETUTA - SOVRANITETI - JURIDIKSIONI - DREJTËSIA - APELI! Ligji...

SPAK i merr telefonin Tan Leprit. Dyshohet se ka lobuar për tenderat e Belës

Biznesmeni Dritan Avllaj, i njohur në Tiranë me nofkën “Tan Lepuri”, është bërë objekt i veprimeve verifikuese nga...