Pamja e shëmtuar e Kinemasë së Shkodrës nën epokën Benetiane!

0
Shkruan Eliona Kodra Shkreli
Kjo bojatisje pa pikë shije dhe ngjyre është vizioni I ri për Shkodrën?
Përveç të gjitha shkeljeve të punimeve dhe aspak transparente (mungesa e tabelës informuese) ndaj Këshillit Bashkiak dhe ndaj qytetarëve që janë pronarët e vërtetë të Shkodrës, tani përballemi me një ngjyrë rilindase e cila stonon në mënyrë të shëmtuar me këtë godinë karakteristike të Shkodrës, monument kulture!
Xhanëm, si mund të presësh që një grup njerëzish të ardhur nga Tirana të dinë të ruajnë apo të mbrojnë identitetin e trashëgiminë e Shkodrës, apo qoftë të ruajnë balancat e harmonitë karakteristike shekullore të Shkodrës? Janë të njëjtit njerëz që festimet e Karnevaleve i futën në mes Krezhmeve Katolike, duke ‘thyer’ një traditë të shekullore…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu