Kreu Hapësirë Festa e Shegës në Lezhë

Festa e Shegës në Lezhë

0
24

Shkruan Zef Ndreka

Mbrëmë Lezha kishte FESTEN E SHEGËS.
Sheshi përpara Bashkisë i mbushur plot, si asnjëherë plot hijeshi, traditë dhe prodhime vendase në zemër të Lezhës.

Lezha mbëmë kishte ngjyrën e kuqe të shegës, shijen e prodhimeve të vendit dhe bukurinë e traditës sonë.
“Festa e Shegës” solli së bashku shumë fermerë, shumë prodhues e qytetarë, duke ekspozuar jo vetëm frutin simbol të kësaj feste, por edhe produkte të përpunuara, pije artizanale dhe prodhime të tjera të zonës.
Mes sofrave të shtruara me motive tradicionale, ngjyrave dhe shijeve të vendit, festa mbrëmë dëshmoi edhe një herë se Lezha ka çfarë të tregojë dhe çfarë të ofrojë.
Festa të tilla nuk janë vetëm momente argëtimi për qytetin. Ato janë mënyra për të promovuar punën e fermerëve, prodhimin vendas, traditën, gastronominë dhe turizmin.
Festa të tilla janë një mundësi që produktet e tokës sonë të marrin më shumë vëmendje, më shumë treg dhe më shumë vlerë.
Zhvillimi i territorit në Lezhë nuk është parë vetëm me investime të mëdha, e kryesisht në fushën e ndërtimit. Lezha ndërtohet edhe duke i dhënë vlerë asaj që prodhon toka, asaj që ruajnë familjet dhe asaj që trashëgojmë brez pas brezi.
Nga toka tek sofra, nga tradita te turizmi, kjo është Lezha që duam dhe që po promovojmë.
Me këtë rast, përcjellim urime të gjithë fermerëve dhe prodhuesve që me punën e tyre i japin shije, identitet dhe jetë vendit tonë!
Festa e Shegës, një festë e prodhimit, traditës dhe mikpritjes lezhjane.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu