Po i presim kandidatët!

0
Shkruan Zef Ndreka
Po i presim kandidatët!
Është deklaruar shumë herë në media, në konferenca te ndryshme shtypi se brënda muajit Mars, PD-ja zyrtare do të shpallë kandidatët për deputet për zgjedhjet e 2025-ës.
Shumë mirë!
Për shumë arësye. Së pari do të mund të ndihmojnë në strukturat e munguara të partisë kudo nëpër rrethe. Do të fillojnë të takojnë që tani elektoratin gri, që janë të pakënaqur nga politika dhe të pavendosur ende ku do hedhin votën.
Po a do të dalë lista e premtuar e kandidatëve të Bashës, pra e PD-së zyrtare?!
Unë nuk besoj. Nuk shpresoj dhe nuk shikoj asnjë shenjë, asnjë diskutim per këtë listë të munguar.
Artikulimi i listës, thjeshtë ka si qëllim mbajtjen “in attesa” të një grupi rreth Bashës, që vetëm shohin ëndërra. Në këtë rast, ka vend shprehja: Bëje Zot ëndërr, kur ujku po hante gomarin!
Nuk do të mund të hartohet ajo listë, edhe pse Basha mund ti këtë joshur shumë prej miqve të tij për një vend të sigurtë.
Por është vetë Basha i pa sigurtë.
Ndaj, vetëm luan me kërkesën për ndryshimin e ligjit elektoral, Shqipëria një zonë, kur në fakt është vetë kundër pasi çdo kush mund ta SFIDOJË në numrin e votave.
Një arësye tjetër që lista e kandidatëve të PD-së zyrtare nuk do shfaqet brënda muajit Mars, është edhe frika e luftës së brëndshme që do fillojë për numrin në listë.
Frika nga lufta e bërrylave dhe përçarja më tej e kësaj pjese të PD-së që ka mbetur, është një arësye tjetër përveç mungesës së emrave me peshë apo peshave të rënda siç thuhet rëndomë.
PD-ja, është në një krizë reale lidërshipi, për shkak të kapjes së partisë, tëmarrjes peng të saj, të mbylljes së saj, ndryshe sa deklaron.
Janë shumë përsonalitete që ju bashkuan grupimit Euroatlantik pranë PD-së në pragun e fushatës së 14-Majit, e që momentalisht janë distancuar qartë dhe hapur për shkak të Lulzim Bashës i cili ishte hapur kundër këtij grupimi që më tepër ishte mbështetës dhe keshillues i PD-së.
Basha, pra ka treguar frikë përballë intelektualëve, dhe vështirë ti ofrohen atij, edhe për listën e kandidatëve për deputet. Mbase, për Bashën, e rëndësishme është vetëm logo e PD-së dhe mbajtja e saj vetëm si një qiri që po i shkrihet në dorë. Sa për numrin e deputetëve që do fitojnë në zgjedhjet e ardhshme, atë e tregojnë sondazhet.
Gjithsesi, po presim kandidatët. Të shohim deri në fund të muajit Mars emrat me të cilët Basha pretendon të bëhet Kryeministër!
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu