KIOSKETurpi i radhës i një qeverie të paturp!

0

Shkruan Ardit Haxhija

Qeveria shpalli me bujë rritjen e pensioneve me 8.6% për 767 mijë pensionistë. Rritje që në
realitet korrespondon me indeksimin e çmimeve dhe jo me një shtim real të të ardhurave.

Mesatarisht, rritja për çdo pensionist është 1500 lekë në muaj, por kjo ndryshon sipas
pensioneve, duke përfshirë rritje nga 860 lekë për ata që marrin 10,000 lekë pension, deri te
6900 lekë për ata me pension 80,000 lekë. Në këtë mënyrë KM justifikohet të ketë mbyllur
deficitin e shkaktuar nga inflacioni prej 6.7%. 
Megjithatë, realiteti paraqet shifra krejt ndryshe.
Më poshtë do të krahasojmë ndryshimet e çmimeve të ushqimeve bazike që I nevojiten një
pensionisti për një muaj.

Nga kjo listë kuptojmë se shpenzimet ushqimore jetike për një pensionist janë rritur me të
paktën 3460 lekë në muaj. Ndërkohë rritja e pensioneve prej mesatarisht 1500 lekë në muaj
nuk mbulon as gjysmën e rritjes së shpenzimeve bazë.

Nga kjo analizë dallojmë se, me rritjen e
çmimeve ushqimore, indeksimi i pensioneve duhet të ishte minimumi 25%,
 duke marrë
parasysh rritjen e shpenzimeve ushqimore jetike për pensionistët. Me indeksimin aktual,
pensionistët kanë 15% më pak fuqi blerëse se para rritjes së çmimeve. Nuk duhet harruar se kjo
analizë përfshin vetëm shportën bazike të jetesës, pa llogaritur shpenzimet për kafe, cigare,
qera, energji elektrike, ujë dhe shpenzimet e tjera që ndikojnë shumë në nivelin e tyre
ekonomik.

Nëse qeveria do të ishte e sinqertë për rritjen e pensioneve do të kishte përdorur metodën enjëjtë si për rritjen e rrogave të deputetëve dhe ministrave – dyfishimi i tyre apo rritja me 100%.

Standarti i përdorur për rrogat e tyre është treguesi më i saktë i realitetit ekonomik që po përjetojmë. Çmimet e produkteve ushqimore janë rritur në masën 65% dhe vetëm rritja me 100% e rrogave të pensionistëve do të siguronte një indeksim dhe përmirësim të cilësisë së jetesës së tyre. Çdo argument tjetër përtej kësaj është tallje, dhe kjo është ajo që e karakterizon më së miri këtë qeveri.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu