Shkruan Myslim Murrizi
E kanë me periudha këtë punën e “gangos” në Parlament më duket.
Nga shtatori deri në mars bëhet Gazi, pastaj nga marsi në shtator behet Luli.
Jorida me Enkeledin nuk kanë siguruar dot të paktën një muaj të vetëm, por e kanë me orë brenda muajit dhe zakonisht janë orare kur Luli me Gazin ulen pranë e pranë si dy “zemra”.
Në fund të fundit mirë bëjnë se aq shumë afër sa kanë qenë nga shkurti 2019 deri në shtator 2023, nuk mund të rrinë dot larg njëri-tjetrit.
Bile që të dy po fërkojnë duart që heqin “qafe” Berishën dhe pastaj avash avash prap si dy “zemra” do jenë se nuk mund të prishet kaq kollaj një miqësi për hatër të opozitarëve që nuk “marrin” vesh fare nga politika e madhe, por shajnë njeri-tjetrin e zihen me njëri-tjetrin për këta vemje.