“Princesha Tarakanova, në Kalanë e Pjetrit dhe Palit…”, një pretendonte fatkeqe e fronit rus

0
Shkruan Albert Vataj
Në vitin 1864, artisti rus, Konstantin Flavitsky pikturoi tablonë “Princesha Tarakanova, në Kalanë e Pjetrit dhe Palit, në kohën e përmbytjes”, bazuar mbi një legjendë, në të cilën Katerina e Madhe e Rusisë mbylli princeshën e rreme në një qelizë që duhej të përmbytej. Piktura ndodhet në Galerinë Shtetërore Tretyakov, Moskë. Mjeshtri rus e ka përcjellë me realizëm tragjik këtë legjendë, e cila i ka rrënjët të pleksura thellë në një të vërtetë të dhimbshme të një pretendeteje të vërtetë të fronit, e cila ra viktimë e makinacioneve të perandoreshës ruse.
Tarakanova pretendoi se ishte e bija e Alexei Razumovsky dhe Empress Elizabeth e Rusisë, e rritur në Shën Petersburg. Edhe vendi i saj i lindjes, megjithatë, nuk është i sigurt, sikurse edhe emri i saj i vërtetë nuk dihet. Ajo dihet se ka udhëtuar në disa qytete në Evropën Perëndimore, dhe se ishte bërë një zonjë e Filip Ferdinand të Limburg Stirum, me sa duket me shpresën se do të martohej me të.
Ajo u arrestua përfundimisht në Livorno, Toscana, nga Alexei Grigoryevich Orlov, i cili ishte dërguar nga Perandoresha Katerina II për ta shkëputur atë nga pretendimet e saj, realizimi i të cilave do të kërcënonte seriozisht pozitat e sundueses. Orlov e joshi duke e tërhequr në bordin e një anijeje ruse dhe e çoi në Rusi, në shkurt të vitit 1775. Ajo u burgos në Kalanë e Pjetrit dhe Palit, ku dhe vdiq nga tuberkulozi atë dhjetor. Ajo u varros në varrezat e kalasë. Ky është nga variantet zyrtare të së vërtetës rreth kësaj pretendenteje, të cilën Katerina e Madhe e Rusisë, duhej me çdo kusht që ta hiqte qafe.
Një teori popullore, postuloi se vdekja e saj ishte falsifikuar dhe se ajo u detyrua të merrte fshehurazi velin nën emrin Dosifea. Murgesha misterioze e këtij emri është regjistruar sikur jetonte në Manastirin Ivanovsky, nga viti 1785 deri në vdekjen e saj më 1810.
Perandoresha Katerina II e Rusisë nuk ishte e huaj për komplotet dhe makinacionet e orkestruara ndaj armiqve të saj në shërbim të paprekshmërisë së sundimit. Në fillimin e viteve 1770, pretendimi i një gruaje misterioze për fronin do të ekspozonte pasiguri të thella pozitave perandorake të Katerinës. Perandoresha urdhëroi që “Princesha Vladimir” (e njohur më vonë si “Princesha Tarakanova”) të burgoset në Kalanë Pjetër dhe Pal, në Shën Petersburg .
Edhe pse Katerina II është më e njohur tani si Katerina e Madhe, mbretërimi i saj pati një fillim të vështirë. Perandoria Elizabeth, para se të vdiste në vitin 1762, kishte emëruar Pjetrin, nipin e saj dhe burrin e Katerinës, trashëgimtare të fronit. Gjashtë muaj pas vdekjes së Elizabeth, Katerina drejtoi një grusht shteti dhe e detyroi Pjetrin III të abdikonte nga froni. Rreth një javë më vonë, i burgosur në një pallat në Ropsha, jashtë Shën Petersburg, Peter vdiq ndërsa ishte në kujdesin e aleatëve të Katerinës. Zërat u përhapën se Katerina kishte orkestruar vrasjen e burrit të saj.
Princesha Tarakanova (1745 – 15 dhjetor 1775), ishte një pretendente e fronit rus, ajo nuk mundi të arrinte të merrte fronin, por u bë një personazh i njohur i artit, kryesisht i kinemasë.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu