Kreu Hapësirë DO ZOTI – ADN SHQIPTARE FLAKËRON (Dhe Shqipërinë e shpëton)

DO ZOTI – ADN SHQIPTARE FLAKËRON (Dhe Shqipërinë e shpëton)

0
6

Shkruan Dr. Shefki Hysa
Diplomatic Mission

E morën me të qeshur politikanët uzurpatorë,
Duke u zgërdhirë thanë:
Ka vdekur ADN Shqiptare,
Mund të bëjmë çfarë të duam me Shqipërinë,
Ta vjedhim, ta përdhunojmë,
Tua shesim patronëve tanë Botërorë,
Nuk ka më atdhetarë ky Vend,
Në jemi të vetmit pronarë,
Gjithçka e kemi në dorë!…
Eh, gabim, menduan gabim,
I bënë llogaritë me mendjen e tyre,
Të verbuar politikanët uzurpatorë,
Duke harruar Rininë,
Pikërisht Rininë Studentore!…

Dhe befas, kur askush nuk e priste,
Si vullkan shpërtheu ADN-ja Arbërore,
Në flakadanë zemërimi u ndez Tirana,
Dhe Bota Shqiptare e përgjumur u zgjua,
U zgjua bashkë me Rininë e pagjumë,
Për t’i thënë Botës mbarë,
Ne jemi trashëgimtarët e vërtetë shqiptarë,
Të Botës sonë Shqiptare,
Në zemër të Botës Europiane!
Do Zoti, ADN Shqiptare vazhdon e flakëron,
Dhe Shqipërinë përgjithmonë e shpëton!…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu