Shkruan Artan Behrami
Me ngritjen e aktakuzës kundër Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli dhe bashkëluftëtarëve të tyre, po tentohet të ndërrohen aleatët e sprovuar të perëndimit, që e kanë ruajtur orientimin perëndimor të popullit tonë, por edhe stabilitetin politik dhe arkitekturën e sigurisë nga Podgorica, Shkupi, Tirana dhe Prishtina.
Por, ky eksperiment i ndërrimit të aleatëve nuk do të funksionojë!
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja ishin bashkë me Bill Clinton kundër Sllobodan Millosheviqit.
Ishin bashkë me Tony Blair dhe Madeleine Albright kundër Vuçiqit dhe Daçiqit.
Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe krejt UÇK-ja u bënë bashkë me Wesley Clark kundër Arkanit, Mlladiqit dhe Karagjiçit!
Ishin bashkë me George W. Bush kundër Koshtunicës!
Edhe sot Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli janë aleatë të Amerikës, NATO-s, Bashkimit Evropian dhe tërë botës perëndimore.
Tash e dy dekada ata janë njerëzit më besnikë të vlerave perëndimore.
Ata janë diga e perëndimit në Ballkan!
Paraqitja dijnitoze dhe këshillat publike të tyre nuk janë shprehje frike, por reflektim i shpresës për të mbajtur një kohezion, mirëkuptim dhe dashamirësi, jo vetëm në mes neve shqiptarëve, por edhe të pakicave!
Thirrja e tyre për besim në drejtësi është thirrje për unitet!
Është thirrje për mbrojtje të dinjitetit tonë! 05.11.2020