Beteja vetëm për fitorën e opozitës!

0
Shkruan Zef Ndreka
Ky mbetet paradoksi i lojtarëve të opozitës. I palës së rithemelimit të Berishës dhe i PD-së zyrtare nga ana tjetër.
Për të përcaktuar “më të fortin”, në këtë betejë, është gjetur gjuha e përbashkët e Berishës dhe Rithemelimit me Edi Ramën dhe PS-në.
Në fakt, beteja ndërmjet opozitës dhe anësisë së trajtimit nga mazhoranca, synimi është për të nënshtruar jo vetëm PD-në zyrtare gjë që pothuaj e ka arritur, por objektivi I qartë dhe i madh mbetet goditja e Spak-ut.
Por, ndryshe nga PD-ja zyrtare, Spak-u vetëm do të forcohet edhe pse është një strukturë relativisht e re në moshë në drejtësinë shqiptare. SPAK-u i sulmuar realisht që në krijim nga peshqit e mëdhenj të politikës dhe korrupsionit në Shqipëri, jo vetëm që po mbijeton, por realisht iu ka futur të dridhurat të paprekëshmve të deri sotëm, si të opozitësdhe të qeverisë. Kjo është parë tashmë. I ka bërë ta shohin në ëndërra, madje një pjesë prej tyre tashmë edhe shfaqën të tjetërsuar dhe qartazi me çrregullime të theksuara përsonaliteti.
Nuk spjegohet ndryshe aleanca jo më e fshehtë e Berishës me Ramën, të cilët e rikthyen Shqipërinë 16 vite pas, në marrëveshjen e 2008-ës, pikërisht për të ruajtur status-quonë.
Berisha nga ana e tij, dukshëm po mbledh dhe po detyron shumë përsona për tu angazhuar politikisht, madje të kontrollojnë partinë e rithemelimit në çdo cep të vendit, njerëz që në çdo lloj forme janë pasuruar prej tij dhe me mbështetjen e tij.
Tani Berisha i thërret në kauzën e tij! I thërret ti bashkojë në korin anti-amerikan!
Si mund të spjegohet ndryshe që Flamur Noka del aq hapur dhe betohet e stërbetohet se “do të shkatërrojmë Spak-un, këtë organizatë kriminale”!
Mjafton kjo dhe vetëm kjo deklaratë publike e tij për ta rrjeshtuar partinë që drejton kundër politikës dhe interesave të Kombit tonë dhe të Amerikës.
Qëndrimet e Berishës, Nokës dhe mbështetësve të tyre, iu shkojnë më së miri për shtat Edi Ramës!
Ndërkohë, pikërisht për këtë, Edi Rama iu luan syrin rithemelimit, përdor parlamentin dhe kryetarën e parlamentit sipas oreksit të tij dhe interesave të rithemelimit, për të garantuar stërzgjatjen e pushtetit, duke “toleruar” e duke ju besuar kinse komisione parlamentare!
Edi Rama tashmë nuk ndjehet as i lodhur as i pasur. Pangopshmëria e tij në çdo drejtim e frymëzon që në vitin 2025, ai dhe partia e tij të luftojnë për të fituar pushtetin si për të parën herë.
Ndërsa për Rithemelimin, nuk është aspak e rëndësishme fitorja e pushtetit, por fitorja brënda opozitës.
Pikërisht këtë kërkon Berisha! Kështu, ruhet statusquo, privilegjet, tenderat, lejet e ndërtimit të pallateve e kullave, ruhet pushteti i opozitës dhe pandëshkueshmëria!
Do të mbajë ndezur luftën me hajdutet, me pushtetin, me rregjimin etj etj, duke i mashtruar dhe mbajtur kot me gajret demokratët që kanë pritur me kohe rrëzimin e Ramës.
Peshqit e mëdhenj kanë kuptuar se do të mbeten në rrjetën e SPAK-ut, ndaj janë bashkuar në rezistencë dhe në sulm kundër tij, duke përdorur të gjitha format, deri edhe përsona të brëndshëm brënda SPAK-ut, të cilët kanë natyrisht ndjeshmëri dhe anësi politike nga dy krahët.
Nga hetuesit e SPAK-ut, kanë rrjedhur edhe informacione, që vetëm vonojnë pritshmëritë nga drejtesia e re. Kjo tregon se minuesit e drejtësisë dhe të demokracisë janë akoma aktiv nëpër këmbë.
Por sa do ia arrijnë?!
Mendoj se nuk do arrijnë aty ku kanë objektivin, megjithë forcat që partitë politike kundërshtare i kanë bashkuar.
Spak-u mbështetët nga amerikanët dhe politika e tyre. Rezultantja e forcave politike që e sulmojnë atë do të rezultojë zero.
Por në betejen për fitorën e opozitës, një rol kyç ka edhe opozita, e cila në tërësinë e vet, mbështet Berishën!
Deri tani, zyrtarisht vetëm PD-ja zyrtare për shkak të vulës dhe Llapaj nuk kanë aleancë me Berishën.
Plogështia e Bashës, heshtja, mungesa e aksioneve politike, pritja për të përfituar gështenjat nga duart e të tjerëve, e kanë defaktorizuar tashmë.
Ai, e ka humbur edhe shancin për të qënë faktor opozitar.
Lojen për tu bërë kryeministër e ka ndalur vetë. Asnjë negociatë nuk e favorizon më, as me Rithemelimin. E kemi thënë disa here, Bashës i ka mbetur pak kohë, ose të marrë “shpatën” e të luftojë hapur, gjë që nuk po e bën, ose të dorëzojë PD-në për të mos i humbur shancet demokratët qëndrestarë, gjë që nuk po e bën!
Me Bashën, beteja edhe brënda opozitës ka mbaruar…
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu