Profesori Nezit Kraki dyshon se opozita është gati për të marrë pushtetin.
Sipas tij, ndonëse në vendet demokratike opozitat “e kanë ëndërr” dorëzimin e pushtetit, ajo e Kosovës, sipas tij, “pak duket se janë të gatshëm që t’ia lënë pushtetin Kurti 6 vjet”.
“Normalisht në botën demokratike partitë që janë në opozitë e kanë ëndërr që pusheti me u dorëzu dhe me lëshu rrugë apo me propozu alternativa të tipit hajde shkojmë në zgjedhje të parakohshme. Dmth zgjedhjet e parakohshme janë ëndrra e cdo opozite normale në gjithë botën, tash aty në Kosovë një pjesë e madhe e opozitës sikur thonë pritni edhe pak duket se janë të gatshëm që t’ia lënë pushtetin Kurti 6 vjet, jo katër por edhe dy plus, derisa këta të bëhen gati”, tha Kraki në Pressing në T7.