Fatmir Xhafaj në sulm kundër Altin Dumanit

0

Shkruan Klodiana Lala

Ndodhesha në Beograd për shkak të një angazhimi profesional kur në Këshillin e Lartë të Prokurorisë do të zgjidhej kreu i ri i SPAK.

E ndoqa mbledhjen online dhe kuptova se lufta e qeverisë për të marrë drejtimin e Prokurorisë së Posaçme ishte e fortë.

Mënyra sesi po zhvilloheshin ngjarjet e dëshmonin qartë këtë. Në finale drejtimin e SPAK e mori Altin Dumani.

Prej asaj dite lufta ndaj korrupsionit në nivele të larta dhe korrupsionit ka nisur të ashpërsohet (sigurisht kërkohet shumë më tepër).

Altin Dumani nuk i bindej askujt. Vetëm LIGJIT. Kjo ngjan se e tmerron Edi Ramën. Ndaj siç duket qartë, ai zgjodhi Fatmir Xhafën, njeriun që dikur e flaku brenda natës nga Ministria e Brendshme, ta thërrasë në shërbim. Si përherë Xhafa di të shërbejë. Ndaj befas e gjen veten në krye të Komisionit Anti-SPAK. Një komision që do të përpiqet të kontrollojë strukturën antikorrupsion.

Lufta ndaj Dumanit sapo ka nisur. Xhafa do të luajë me procedura, teknikalitete, negociata me ndërkombëtarët. Do bëjë çmos të arrijë ta kontrollojë SPAK dhe ti shërbejë SHEFIT. Se ka për gjë, e ka gëlltitur flakjen nga Ministria e Brendshme. Edhe momentin kur u detyrua të dorëzojë vëllain në burg në Itali vetëm e vetëm që mos trazohej Edi Rama.

Ujërat tashmë kanë ndryshuar. SPAK-u ndryshe nga sa mendojnë analistë të njohur në vend, po ju del nga kontrolli. Jo e gjithë struktura, por një pjesë, që po iu prish gjumin.

Personalisht nuk besoj që Shqipërinë e bën SPAK, Shqipërinë e bëjmë ne, qytetarët. Por SPAK mjafton t’iu dridhë gjunjët e politikanëve të korruptuar që deri dje e shihnin veten të paprekshëm.

Xhafa është njëri prej tyre, të cilit duhet t’i hetohet pasuria për shkak se vëllai është i dënuar për drogë. Po ndërsa, do duhej të mbështeste Reformën që vetë e qepi, tani po përpiqet ta shqepë dhe të vërë nën kontroll SPAK. Nëse kjo ndodh, s’besoj se në këtë vend ka më shpresë. Urojmë mos më dalë parashikimi.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu