A do të ketë zgjedhje të reja?!

0

Shkruan Zef Ndreka

Pyetja nuk është thjeshtë retorike.
Në demokraci, normal që pritën zgjedhjet e radhës. Dhe normalisht duhet të mbahen brenda pranverës se vitit që vjen.
Gjasat, sipas një analize më çojnë të besoj se nga situata e krijuar në kampin e PD-së me akuza penale dhe arrestime të mundshme, me përçarje të tmerrshme të pa ndodhur më parë, me figura të vjetëruara, të konsumuara e të korruptuara, dhe njëkohësisht nga situata në kampin e PS-së, ku skandalet nuk kanë fund që nga qeveria dhe kryesisht Bashkia Tiranë, mundet të mos kemi zgjedhje në 2025.
Do të ishte e udhës, që të krijohej qeveria teknike, për të përgatitur në mënyrë demokratike një situatë të qetë elektorale dhe të pa kontestuar siç rëndomtë ka ndodhur tërë këto vite.
Koha e zgjedhjeve elektorale, mund të jetë e përshtatshme njëkohësisht me zgjedhjet vendore.
Pra, në pranverën e vitit 2027.
Deri në atë kohë, do ketë mbaruar lufta brënda llojit, do jenë sheshuar raportet me SPAK-un dhe drejtësinë të gjithë përsonave të derisotëm të pa prekshëm.
Kështu, mendohet të realizohet edhe rotacioni politik i nevojshëm në vendin tonë, por pa Berishën dhe të tjerë figura të mbaruara politikisht.
Largimi nga skena politike e Berishës dhe shpurës së tij të korrupsionit, të minimit të demokracisë dhe shkatërrimit të sistemit të drejtësisë, është alfa e rrugës demokratike ku duhet të futet në rradhë të parë opozita. Pa peng marrësit Berisha-Basha, pa kriminelët, pa të korruptuarit. Kjo nënkupton sigurisht garën në gjirin e opozitës, konkretisht në PD, pa ndikimet reale, emocionale dhe të interesave të klanit të familjes Berisha.
Ndërkohë, nga kampi tjetër që ndjehen më të qetë, situata duket më e favorshme dhe nqs zhvillohen zgjedhjet, fitorja peblishitate anon në anën e tyre.
Ndaj, njëri opsion mbetët mos mbajtja e zgjedhjeve duke e futur vëndin nën drejtimin e qeverisë teknike.
Por që të marrë zhvillim ky opsion, duhet të mos figurojë askund Berisha.
Ndryshe, rreziku më i madh, mbetët edhe shkrirja e PD-së dhe dalja e saj nga skena politike, një herë e përgjithmonë…

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu