Pse shqetësohen foltoristët për arrestimin e Metës?!

0
Shkruan Zef Ndreka
Një paradoks i madh po ndodh këto tre ditët e fundit në gjirin e opozitës zyrtare dhe me foltoristë anembanë vëndit. Ky paradoks lidhet me qëndrime të ndryshme që shkojnë që nga dakortësia, deri në ekstrem, lidhur me arrestimin e Ilir Metës.
Pjesa ekstreme ulërasin, ofendojnë, anatemojnë, shpifin lidhur me arrestimin e ish Kryeministrit, ish Kryetarit të Kuvendit, të ish Presidentit të vëndit.
I shikon qartë në rrjetet sociale, në portale dhe në televizione të ndryshme.
Po si mund ta mbrojnë Ilir Metën, këtë mediokër, që tregoi qartë kush ishte që kur në detyrën e kreut të qeverisë menjëherë “legalizoi” korrupsionin duke futur 20% të buxhetit të shtetit (pa ligj)në xhepat e veta dhe të zyrtarëve të tij. Pa llogaritur privatizimet qesharake të ndërmarrjeve shtetërore në favor të tij dhe oligarkëve të vet.
Ai sot, akuzohet për pastrim parash, për fshehje pasurie, për korrupsion etj akuza që do përballet me drejtësinë.
Çudia e këtyre ditëve është kjo:
Përse i dalin kaq në mbrojtje foltoristët Metës, duke sulmuar shtetin ligjor dhe drejtësinë?!
A kanë vërtetë hallin e tij, apo përse ju dhemb aq shumë?!
Apo shqetësohen se arrestimet me burg mund të ndodhin edhe brënda gjirit të tyre deri tani të paprekshëm?!
Apo janë grupuar tani si një organizatë e dyshimt kundër shtetit ligjor, kundër drejtësisë dhe reformës së saj, kundër SHBA-ve?!
Demokratët dhe foltoristët do të binden sado vonë, se reforma në drejtësi është e pandalshme, se SHBA-të nuk bëjnë shaka. Shteti shqiptar ka qënë dhe është në rrezik pikërisht nga shkatërrimi i sistemit të drejtësisë dhe korrupsioni. Kjo plagë e rrezikshme për shoqërinë shqiptare dhe vetë shtetin po kurohet vetëm falë ndihmës dhe këmbënguljes amerikane.
Ndërkohë foltoristët do të shohin faktikisht proçese të tjera ndalimesh e arrestimesh të bujshme.
Në çdo rast, këto arrestime nuk do të mund të konsiderohen sakrifica të përsonave politikë të arrestuar për integrimin e Shqipërisë në BE, sa për të thënë se filloi të funksionojë shteti ligjor.
Jo. Politika duhet të pastrohet nga krimi. Duhet të pastrohet nga pengmbajtja për interesa përsonale e familjare. E vërej se miopia e foltoristëve vetëm sa do të vonojnë këto proçese ndryshimesh në vendin tonë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu