Shkruan Basir Çollaku
Autori kthehet në vendin e krimit. Edi Rama prej më shumë se dy vitesh është politikani më i dalë boje në Evropë. Mediet evropiane dhe amerikane e kanë nxjerrë lakuriq mafiozllekun e tij. Dje ashtu delirmbushur u turr në një takim elektoral në SHBA duke shkelur dhe ligjet federale. Diaspora u ngrit kundër tij. Duke ia shëmtuar regjinë. Duke u treguar amerikanëve se një i inkriminuar ka ardhur të vjedhë përsëri. Aty nuk bën dot presione ndaj sillet si dele. Sigurisht gjenden dhe patronazhistë qeveritarë, bashkiakë, administratë, ndonjë biznes qokëbërës, të cilët iu bashkuan gruas së Bilalit.
Maskarallëku në sallë kapërcente çdo poshtërsi. Ky personi më i hetuar, me dy dosje si askush dhe në Amerikë na qenka luftëtari kundër korrupsionit. Ky korruptuedi i zv/ drejtorit të FBI të Nju Yorkut Charles McGonigal, dënuar dhe burgosur në qeli, na qenka antikorrupsioni. Ky ryshfetxhi, cënues i sigurisë kombëtare amerikane, sipas deklarimot të prokurorit federal Garlamd Merrick, qenka qengji i korrupsionit. Ky nderaxhi biznesesh i Oleg Deripaskës, rusit të sanksionuar në listën e zezë amerikane, na qenka kundërshtari i korrupsionit. Komedia nuk mbaronte kur shthurte gojën për të tingëlluar se Partia e tij ishte e vetmja që luftonte krimin e korrupsionin. Ky që ka gjithë qeverinë të pandehur e mbi 30 përqind në qeli. Ka deputetë e zyrtarët e partisë nëpër banda. Natyrisht ky është shtet-mafia krijues. Këtë e ka marrë me qera Krimi i Organizuar dhe përdridhet si qelibar. Po ky gjendet në pellgun, në shtetin e Sky-Enchochat me gjithë zyrtarët e prokurorë gjyqtarët servilë të tij.