Dukagjini Resort, magjia e bregdetit shqiptar

0
Shkruan Zef Ndreka
Me një pamje magjepëse, Resorti Dukagjin që ka nisur të ndërtohet në Shëngjin, është i projektuar dhe vëndosur në perëndim të vendit.
Me pamjet fantastike që të ofrojnë tarracat, me pamjet magjepsëse që të ofron shkëlqimi i ngrohtë i perendimit të diellit, të krijojnë atmosferën e qetë dhe të paqtë.
Shqiptarët dhe jo vetëm ato, kanë mundësinë të kenë përherë kontaktin me këtë bukuri natyrale që të afron me aq bujari ky vend turistik.
“Dukagjini Resort” tashmë në konstruksion gjendet tek “Rana e Hedhun” në bregdetin e Shëngjinit. Pikërisht aty ku gjendet plazhi me ujërat e kristalta, me rërën e trashë dhe pozitën gjeografike më të mbrojtur rrëzë malit.
Nga ky Resort, ofrohet pamja e mrekullueshme e detit Adriatik, ofrohet plazhi me jod të pasur aq të nevojshëm për trupin dhe shëndetin e njeriut, ofrohet një biodiversitet i pasur me faunë e florë të shumëllojshme.
“Dukagjini Resort” rrethohet nga dy rrugë, nga ajo pranë bregdetit dhe ajo e aksit të ri që po përfundon së ndërtuari Shëngjin-Velipojë.
Kjo gjë sjell lehtësimin për pushuesit dhe vizitorët e hapësirës së transportit në Shqipëri.
Rruga panoramike e aksit Shëngjin-Velipojë, është paralel me vijën bregdetare dhe lidh Shqipërinë me Malin e Zi. Ky segment shkurton distancën dhe kohën e udhëtimit. Vetëm 22 km larg është distanca me qytetin e Ulqinit.
Kështu, ky Resort bëhet pika strategjike për të gjithë që dëshirojnë të eksplorojnë rajonin dhe më gjërë.
“Dukagjini Resort” është projektuar nga arkitekt austriak, dhe pikërisht nga Chris Precht, i cili është i një brezi të ri arkitektësh me corientim drejt një të ardhmeje ekologjike.
“Dukagjini Resort” ka 110 000 m2 ndërtim, konkretisht një zonë rezidenciale 80 000 m2 me veranda rezidenciale dhe veranda fshati, si dhe 30 000 m2 hotele, kazino, mol në det dhe spa.
Verandat rezidenciale ofrojnë pamje magjepëse, të jashtëzakonshme për bregdetin shqiptar e më gjërë, ku lartësia arrin deri në 155 m mbi nivelin e detit. Nga këto veranda mund të shijohen pamjet gjatë lindjes dhe perëndimit, të qytetit të Shëngjinit dhe portit të tij, të detit dhe peizazhet malore përreth.
Apartamentet e Resortit do jenë garsoniere, apartamente me një dhomë gjumi( 1+1), me dy dhoma gjumi(2+1), me tre dhoma gjumi(3+1).
Dukagjini Resort, ka parkegje nëntokësore, recension për nevojat e banorëve, bare afariste, pishina publike prej 280 m2.
Dukagjini Resort do të jetë në vetvete një lagje e mbyllur.
Ky Resort është projektuar duke kombinuar elementët tradicional të arkitekturës shqiptare, çardakun për të krijuar mjedise jetese relaksuese.
Projekti është një kombinim unik i kulturës dhe luksit modern, duke u bërë një zgjidhje ideale në lëmin e trashëgimisë dje jetës sa më cilësore.
Një nga më interesantët, mbetet pishina mbi gurë natyralë të gdhendur dhe që përfundon tek pishina me konsol në fund, ku ska më bukur se pamja e perendimit të diellit.
Çdo element i “Dukagjini Resort” krijon kujdesshëm hapësira estetike, tërheqëse dhe të rehatshme.
Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu