Kryetari i opozitës, Sali Berisha, reagoi pas lajmit se BKH ka ushtruar një kontroll në një apartament të fshehtë të çiftit Veliaj.
Kontroll blic në apartamentin e fshehtë të çiftit Veliaj. Gjenden qindra fatura, dhjetëra kontrata dhe sasi e madhe kesh.
Më poshtë lexoni mesazhin e qytetarit dixhital:
Dje ne ora 13:00 është kontrolluar nga BKH në një operacion blic një apartament i fshehtë i çiftit Veliaj mbi qendrën Harabel.
Sipas Nesti Angonit, ky ishte apartamenti i kesh-it të tyre.
Në apartament është gjetur grumbuj me fatura, me dosje të shumta kontratash, por edhe kartona plot me euro. Të gjitha janë sekuestruar së bashku me kompjuterët dhe pajisjet e tjera dixhitale. Kontrolli u bë nën mbrojtjen e rreptë të policisë dhe vendim të gjykatës!