Trump në Forumin e Davosit: Ukraina, e gatshme për një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës! Dëshiroj të takoj Putin së shpejti

0

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, gjatë një video-mesazhi në Forumin Ekonomik Botëror në Davos deklaroi se Ukraina është e gatshme të arrijë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës.

“Kjo luftë nuk duhej të kishte filluar kurrë. Shumë më tepër njerëz kanë humbur jetën sesa ç’raportohet,” u shpreh ai.

Presidenti amerikan shtoi se do të donte të takonte presidentin rus, Vladimir Putin, për të diskutuar përfundimin e konfliktit.

“Dëshiroj të takoj Putin së shpejti. Duhet t’i japim fund kësaj lufte të tmerrshme në Ukrainë,” deklaroi Trump.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu