Trafik droge dhe pjesëmarrës në organizatë kriminale janë akuzat që policia italiane ka ngritur ndaj një shqiptari të kërkuar nga drejtësia në Itali.
Shqiptari u ndalua dhe arrestua në Madrid më 21 janar, ndërsa 40-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Ai u arrestua me bashkëpunimin e policisë shqiptare dhe asaj spanjolle. Por më tej rezultoi se ai kërkohej edhe në Breshia, duke bërë komunikimin e arrestimit për këtë qëllim.
Hetimi ka çuar në zbulimin e 40 personave të implikuar në rrjetin e narkotrafikut nga Amerika e Jugut në portet europiane dhe dhënien e 20 masave paraprake.
Ai ishte ndër personat e kërkuar të listës, i ekstraduar nga Spanja dhe komunikimi i akuzave iu bë në qelitë e paraburgimit në Breshia.
Hetimet ndaj organizatës kishin nisur të paktën tre vite më parë, për transportin e tonelatave me kokainë në disa vende të BE-së, raportojnë mediat italiane.
Grupi kishte lidhje me Kolumbinë, Ekuadorin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa financonte trafikun e sasive të mëdha të drogës për kartelin.