AfD-ja del e para në sondazhin në Gjermani

0

Partia e krahut të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD) ka kryesuar për herë të parë një sondazh të madh të mbështetjes publike mbarëkombëtare, duke kaluar aleancën e kancelarit në pritje Friedrich Merz.

Sipas një sondazhi të ri të Ipsos të publikuar të mërkurën, AfD ka 25% të mbështetjes publike, ndërsa blloku i qendrës së djathtë, Unioni Kristian Demokrat (CDU) dhe Unioni Kristian Social (CSU) pasojnë me 24%.

Krahasuar me sondazhin e mëparshëm në fillim të marsit, AfD fitoi tre pikë, ndërsa konservatorët ranë me pesë. Mbështetja për socialdemokratët (SPD) të kancelarit në largim Olaf Scholz mbeti e pandryshuar në 15%, ndërsa të Gjelbërit ranë në 11%, dhe tani janë të barabartë me Partinë e Majtë, e cila fitoi dy pikë për të arritur nivelin e saj më të lartë që nga dhjetori 2016, shkruan Rt.

Sondazhi anketoi 1,000 votues me të drejtë vote në datat 4-5 prill.

Udhëheqësja e AfD Alice Weidel festoi sondazhin në një postim në X: “Për herë të parë në historinë e shkurtër të AfD-së, ne jemi partia më e fortë në Gjermani…Qytetarët duan ndryshim politik – jo një koalicion ‘bizneis si zakonisht’ midis CDU/CSU dhe SPD!”

Në zgjedhjet federale të shkurtit, CDU/CSU fitoi me 28.5% të votave. Kreu i CDU Merz, kancelari i supozuar i ardhshëm, tani po negocion një koalicion me SPD-në e qendrës së majtë, e cila pësoi një disfatë historike, duke fituar vetëm 16.4%.

Sipas raporteve të mediave gjermane, të dy palët po punojnë për të pwrmbyllur marrëveshjet për çështje kyçe si emigrimi, klima dhe marrëdhëniet me BE-në. Një nga qëllimet thuhet se përfshin mbajtjen e AfD-së jashtë pushtetit. Merz tha muajin e kaluar se ai synon të formojë qeverinë e re përpara Pashkëve më 20 prill. Një marrëveshje do t’i jepte koalicionit 328 vende në Bundestag, lehtësisht mbi 316 që nevojiten për një shumicë.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu