Dy prej yjeve më të njohur të kinemasë turke, Halit Ergenç dhe Rıza Kocaoglu, janë përballur me vendime të rënda gjyqësore. Halit Ergenç, i njohur për rolin e tij si Sulltani në serialin historik “Sulejmani i Madhërishëm”, dhe Rıza Kocaoglu, një prej figurave kryesore në serialin shumë të ndjekur “Çukur”, janë dënuar me burg nga një gjykatë në Turqi.
Vendimi ka ngjallur reagime të shumta në rrjetet sociale dhe mes fansave të dy aktorëve, të cilët shprehen tronditje dhe shqetësim për fatin e tyre.
Sipas burimeve zyrtare, aktorët janë shpallur fajtorë për dhënie deklaratash të pavërteta gjatë një hetimi lidhur me protestat e Parkut Gezi në vitin 2013 – një prej ngjarjeve më të tensionuara në historinë moderne të Turqisë.
Ky vendim pritet të ndikojë në skenën artistike turke dhe të hapë debate të reja mbi lirinë e shprehjes dhe presionin mbi figurat publike në vend.