Edhe Aleksandri si Edi, i përfshirë në bisedat e SKY ECC me kartelet e drogës

0

Nënkryetarja e Partisë së Lirisë dhe Drejtësisë, partia më e madhe opozitare në Serbi, Marinika Tepiç, ka deklaruar se në ditët në vijim do të publikojë informacione që lidhin presidentin serb, Aleksandar Vuçiç me kartelet e drogës.

Siç theksoi në një konferencë për shtyp në Kuvendin e Serbisë, Tepiç tha se lidhja mes Vuçiçit dhe organizatave për kontrabandë dhe shitje të drogës është Filip Koraç, i cili në vitin 2023 u ekstradua në Francë nga Hungaria.
Bëhet fjalë, sipas saj, për “mijëra dokumente, incizime zanore dhe fotografi” që Prokuroria për Krimin e Organizuar në Serbi “i mban në sirtarë”.

Ndër të tjera, bëhet fjalë për komunikime përmes aplikacionit Sky që datojnë që nga viti 2021, ku Koraqi kishte emrin e koduar “Robin”.

Në këto komunikime, pretendon Tepiç, përmenden Aleksandar Vuçiç, vëllai i tij Andrej Vuçiç, si dhe ish-sekretarja shtetërore e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, Dijana Hrkaloviç.

“A sugjerojnë të dhënat nga analiza se Koraç kishte përcjellje policore në Serbi?”, pyeti Tepiç, duke fajësuar për këtë situatë prokurorët e Prokurorisë për Krimin e Organizuar.

Ngjashëm me Serbinë, edhe në Shqipëri opozita ka ngritur vazhdimisht alarmin për përdorimin e aplikacionit të koduar Sky nga figura të larta të shtetit. Në mënyrë të drejtpërdrejtë, opozita ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për përfshirje në këtë rrjet të komunikimit të krimit të organizuar, duke kërkuar që Prokuroria të hetojë pa vonesë.

Sipas opozitës shqiptare, pajisja me Sky e zyrtarëve të lartë të shtetit dhe heshtja institucionale ndaj këtyre akuzave përbëjnë një nga krizat më të rënda të besimit publik dhe të sundimit të ligjit në vend.

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu