A e urren Edi Rama Veriun?

0

Shkruan Julian Hoxhaj

Veriu i Shqipërisë urrehet dhe poshtërohet nga Edi Rama!
Gjatë tre mandateve të qeverisë së tij, nuk është ndërtuar asnjë rrugë në nivel kombëtar për veriun e vendit.

1- Shëngjin –Velipojë është aks që më shumë se banorëve të dy zonave, u shërben bizneseve të turizmit, nuk prek qytetarët e thjeshtë

2- Thumanë-Kashar, koncension, investim privat nga koncensionari.

Dy rrugët kombëtare të veriut të vendit (Rruga e Kombit dhe Thumanë-Kashar), janë dy akset e vetme që aktualisht taksohen. Pra të vish nga Kukësi, Tropoja, Hasi, Puka, për në Tiranë, përtej karburantit, biletës së autobusit, ka dhe një kosto shtesë për çdo drejtues mjeti që shkon mbi 15 euro vajtje-ardhje!
Veriun e vendit, Edi Rama e trajtoi si krahinë “banditësh”, duke inkriminuar në qelizë institucionet, pasi për të thyer bastionet historike të së djathës, Rama mbushi parlamentin, bashkitë dhe institucionet e tjera me persona me rekorde kriminale. I përdori për vota dhe më pas i flaku.

Edi Rama përçmoi burrat e veriut publikisht nga Dibra në zgjedhjet e 11 majit, duke treguar hapur se urren gjysmën e Kombit, për arsye që dihen tashmë!

– Rruga e Arbrit nisi gjatë qeverisë së PD, ndërsa u stërzgjatë mes abuzimeve të shumta financiare nga kjo qeveri, që e përdori në disa fushata zgjedhore për qëllime elektorale.

– Teksa propogandon Turizmin, aksin kryesor turistik Milot-Lezhë e ka lënë si një “vijë uji”, duke shkatërruar dëshirën e çdo shqiptari që kërkon të pushojë në Shëngjin dhe Velipojë.

Sot, në qeverinë e re, Edi Rama nuk emëroi asnjë ministër nga gjysma tjetër e Shqipërisë, veriu i vendit. Besfort Lamallari është Dibran, por në akt është ministri i Sorosit në Drejtësi.

Shikoni jugun

Në tre mandate Edi Rama ka investuar:

1- Tuneli i Llogarasë (abuzime pa fund financiare)
2- Rruga Kardhiq-Delvinë (Abuzime dhe këtu, por u ndërtua)
3- Rruga e Labërisë, Kuç-Nivicë-Tepelenë.
4- Rruga e Lumit të Vlorës
5- Vlora me Lungomare, që vijon ende të ndërtohet
6- Rruga Elbasan-Qafë Thanë
7- Rruga Korçë-Ersekë
8- By Pass i Vlorës
9- Rruga Ersekë-Leskovik
10- Leskovik-Përmet
11- Berat-Këlcyrë
12- Rruga Qukës-Qafë Plloçë e nisur me 70 mln euro në qeverinë e PD dhe përfunduar pas 16 vjetësh me 270 milionë euro nga Rama.
13- Rilindja Urbane projekt 2 miliardë Euro, ka prekur kryesisht qytete dhe bashki të jugut të vendit
14- Ivestime në rrugë rurale, kanalizime, ujësjellsa, infrastukurë publike, arsimore etj miliona euro kryesisht poshtë Shkumbinit etj..
15- Inceneratorët që nuk ekzistojnë, Elbasa-Tiranë-Fier (qindra milionë euro abuzime)

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu