Gjykata e Posaçme ka rrëzuar Fatmir Mediun sa i takon kërkesës për të larguar nga procesi për Gërdecin familjarët e viktimave.
Sot u mbajt seanca e radhës dhe Fatmir Mediu duket se u bezdis shumë nga prezenca e familjarëve, të cilët kërkojnë që ai të mbajë përgjegjësi.
Por GJKKO e ka rrëzuar kërkesën e tij dhe familjarët do të vijojnë të jenë prezentë.
“Gjithçka që bëhet në këtë sallë ka vetëm një qëllim, për të bërë gjyq publik. Meqë tragjedia krijon gjithmonë opinion. Nëse keni vendosur të gjykoni me opinionin jo me procedurë e kod penal, atëherë ky proces ka dështuar. Nuk pranoj që në emër të familjarëve të bëhet politik, asgjë skam me familjarët madje jam i hapur ndaj tyre për çdo pyetje që kanë. Nëse drejtësia do donte të bënte drejtësi ka disa dokumente mbi gjithë procesin e demontimit. Këto nuk qenkan fakte. Dy ekipet amerikane që kanë asistuar 15 vite FA, komandantin e NATO-s në Tiranë, nëse këta që na kanë menduar si të bëjmë aktet e demontimit nuk thirrën ndërkohë që ata ekspertët shkencor që nuk kishin mundësi as të lexonin, dhe dëshmuan, atëherë ky s’është proces gjyqësor për të krijuar vetëm një perceptim, opinion publik, duke thënë “po bëhet gjyqi gërdeci”. Ndërkohë që unë akuzohem për shpërdorim detyre”, tha Mediu.


