Andi Bushati: Është absurde që Belinda Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë

0

Gazetari Andi Bushati komentoi zhvillimet e fundit politike, përfshirë marrjen nën hetim të zv/kryeministres Belinda Balluku dhe qëndrimin e saj në detyrë, si dhe deklaratat e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, në Gjykatën Kushtetuese. Bushati theksoi se standardet e ndjekura nga SPAK në rastet e mëparshme duhej të zbatoheshin edhe për Ballukun.

‘Me standardin që ka vendosur SPAK me rastin Berisha, Ahmetaj, Meta madje dhe për njerëz që nuk ishin më në detyrë, minimumi duhej të kërkonte mbajtjen e pasaportës e maksimumi pezullimin nga detyra të Ballukut. A mundet një kryeministër të mbajë një zëvendëse, kjo është ana politike, të marrë nën hetim. Edhe kjo është shumë e rëndë, po ta mendosh në një gjendje normale, pavarësisht se ne nuk jemi në gjendje normale.
Por do të jetë absurde që Balluku të vazhdojë të qëndrojë në detyrë, qoftë për standardet e SPAK, e qoftë për standardet, jo të Ramës por që duhej të kishte një kryeministër normal.’

Në vijim, Bushati komentoi edhe qëndrimin e Erion Veliajt në Gjykatën Kushtetuese, duke e cilësuar ironik dhe të papërshtatshëm:

‘Ajo që mu duk e papërshtatshme, ironike, qesharake po të doni, ishte thirrja që Erion Veliaj u drejtoi gjykatësve kushtetues dhe përmes tyre, edhe publikut, që ka ardhur koha që në këtë vend u dashka mbrojtur demokracia.

Pra të vinim dhe të dëgjonim nga Erion Veliaj që në këtë vend duhet mbrojtur demokracia, sepse demokracia po zhbëhet gjë që Ramës ja thonë në fakt, vetëm kritikët e vet më radikal, sepse ata që janë më të butë thotë ka korrupsion e kështu, por prap jetojmë në një sistem demokratik.

Pra të dëgjosh nga Veliaj që kemi ardhur në pikën që duhet të mbrohet demokracia, është e vështirë pas kësaj që të bësh një koment.’

Promoted Content

PËRGJIGJE

Ju lutem, shkruani komentin tuaj!
Ju lutem, shkruani emrin tuaj këtu