Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin ka dyfishuar kërkesat e tij kryesore për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, duke deklaruar se Rusia do të lëshojë armët vetëm nëse trupat e Kievit tërhiqen nga territori i pretenduar nga Moska.
Këkesat e Rusisë përfshijnë gadishullin e Krimesë, të cilin e aneksoi në vitin 2014, dhe Donbasin, të përbërë nga Luhansku dhe Donetsku, pjesën më të madhe të të cilit Moska tani e ka të pushtuar.
Për Kievin, i cili ka përjashtuar heqjen dorë nga pjesët e Donbasit që ende mban, shpërblimi i Rusisë për agresionin e saj është një gjë e papranueshme.
Putin përsëriti pikëpamjen e tij se Rusia ka iniciativën në fushën e betejës dhe luftimet do të mbarojnë vetëm kur trupat ukrainase të tërhiqen nga territoret e sulmuara.
“Nëse ata nuk tërhiqen, ne do ta arrijmë këtë me forcën e armëve”, tha ai.
Megjithatë, ai shtoi se ishte absolutisht e nevojshme të diskutoheshin disa pika specifike që duhet të shprehen në gjuhën diplomatike.
Kreu i Kremlinit konfirmoi se një delegacion amerikan, përfshirë të dërguarin special Steve Witkoff, pritet në Moskë, në gjysmën e parë të javës së ardhshme.
Deklaratat ai i bëri para gazetarëve gjatë një udhëtimi në Kirgistan.








