Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha Deklaroi sërish se Altin Dumani po e mbron gjyqtaren Irena Gjoka, së cilës kryedmeokrati i referohet edhe si gjyqtarja me 5 mbiemra, duke përdorur manovra të ndryshme ligjore, siç është ajo për hetimet paraprake. Sipas Kryedemokratit, Dumani si një skllav i veprave të tij, është i detyruar të sillet në këtë mënyrë, të poshtërojë veten dhe të shndërrohet nga prokuror në avokat.
“Me 6 maj 2025 del prokura e vitit 2003, pra një ditë pasi kishte mohuar, pasi kishte thënë që nuk kam qenë kurrë e dënuar, doli prokura të cilën Irena me shumë mbiemra e kishte lëshuar për të marrë avokat në Fier që të kundërshtonte vendimin e dëbimit nga Greqia. Pra, bie absolutisht alibia që nuk kishte dijeni. Për të gjithë ju, për të gjithë shqiptarët, por jo për Altin Troplinin, i cili skllav i veprave të tij, është i detyruar të sillet në këtë mënyrë, të poshtërojë veten dhe të shndërrohet nga prokuror në avokat.
Me 7 maj 2025, Altin Troplini, Poja e Skapit, deklaron fillimin e hetimeve paraprake, hetimit mburojë për të mos lejuar shkarkimin e saj. Për të mos lejuar veprimet administrative ndaj saj, pasi thotë se unë po e hetoj këtë.
A ka akt më të turpshëm? A ka akt më kriminal se sa ky? Duke qenë para të gjithë këtyre dokumenteve, shpall hetim paraprak siç shpalli për McGonigal, Olsi Ramën, për Kreshnik Farrukun, pasi sipas qytetarit dixhital, u pagua me 5 milionë euro që të falsifikojë identitetin e tij për vëllain e tij.
Tani, a ka paguar Irena qindra mijëra euro Altin Farrukut, apo e bën se e ka urdhëruar Edi Rama, këtë unë nuk mund ta them. Por pozicioni i tij është pozicioni më i shëmtuar i një njeriu pa dinjitet, pa personalitet dhe zbaton ose urdhrin e parave ose urdhrin e Edi Ramës. Me 8 maj i kërkova KLGJ-së shpalljen e mbarimit të mandatit të Irenës me 5 mbiemra. Maj-qershor 2025, ndonëse ligji e detyron KLGJ-në të vendosë për 15 ditë për mbarimin e mandatit, vijon loja e kungulleshkave.
KLGJ i kërkon Prokurorisë së Përgjithshme të shprehet, ajo fshihet pas Ministrisë së Drejtësisë dhe nuk ka asnjë konkluzion. Turp i dheut. Qersho 2025, del se Irena Gjoka jo vetëm pra është dëbuar dy herë nga Greqia dhe ka lëshuar prokurë për të kundërshtuar, ka dënim penal të formës së prerë, ka falsifikuar formularin e dekriminalizimit, ka gënjyer dhe ka falsifikuar vetingun, megjithatë ajo vazhdon detyrën e mbrojtur gjoja në hetim paraprak nga Poja i Skapit. Nuk ka figura më të diskredituara sot se këto dy figura,” tha Berisha.








